Gherardo Bosio i dha jetë disa prej projekteve urbanistike më të rëndësishme të Tiranës së sotme.
Godina e Universitetit në Sheshin “Nënë Tereza”, Akademia e Arteve, Instituti Arkeologjik, ish Stadiumi “Qemal Stafa”, Hotel “Dajti”, Pallati i Brigadave me parkun e vet rrethues, dizenjimi i formave planimetrike të Pallatit të Kulturës dhe Muzeut Kombëtar, etj mbajnë firmën e tij.
Kur ishte pedagog i vizatimit dhe i restaurimit në universitetin e Firences ai kishte studiuar trashëgiminë arkitekturore shqiptare. Bosio u fokusua tek “kulla” malësore si një simbol përfaqësues për Shqipërinë.
Mbi këtë bazë projektooi më 1939 Pallatin e Fashos (sot korpusi i Universitetit të Tiranës). Ky objekt, ndryshon kryekëput nga godinat e tjera rrotull të asaj kohe, duke i dhënë një pamje origjinale dhe mjaft interesante.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal







