• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKIM SHKENCOR NË TERRITOR TË VIRGJËR/ Roveri hënor kinez ecën mbi 357.695 metra në anën e pasme të Hënës
Home
Teknologji

KËRKIM SHKENCOR NË TERRITOR TË VIRGJËR/ Roveri hënor kinez ecën mbi 357.695 metra në anën e pasme të Hënës

4 January, 2020 F.autor Teknologji

Roveri hënor “Yutu-2” i Kinës ka ecur 357.695 metra në anën e pasme të Hënës për të bërë kërkime shkencore në territor të virgjër.

Roveri bëri eksplorimin e disa pikave dhe fotografoi e kreu një gjurmim infra të kuq të një guri në sipërfaqen hënore, njoftoi Qendra e Programit të Hapësirës dhe Eksplorimit Hënor e Administratës Kombëtare Hapësinore të Kinës.

E premtja shënon njëvjetorin e uljes në Hënë të sondës “Chang’e-4”, që mbarti “Yutu-2”.

“Yutu-2”, ose “Lepuri i nefritit-2”, ka punuar shumë më gjatë sesa tre muajt për të cilët është projektuar, duke u bërë roveri që ka punuar për kohën më të gjatë në Hënë.

Misioni i “Chang’e-4” ndërthur marrjen e njohurive lidhur me eksplorimin e hapësirës me mbartjen e katër ngarkesave nga Holanda, Gjermania, Suedia dhe Arabia Saudite.

Duke përdorur të dhënat e marra nga spektrometri i instaluar në “Yutu-2”, shkencëtarët kinezë zbuluan se dheu hënor në zonën e uljes së sondës “Chang’e-4” përmban olivinë dhe piroksen, të cilat janë nga manteli thellë brenda Hënës.

Kina do të vazhdojë programin e eksplorimit të Hënës me sondën hënore “Chang’e-5”, që peshon rreth 8.2 tonë dhe që parashikohet të lëshohet sivjet për të sjellë mostra me peshë 2 kg në Tokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Sulmuesi Bakaj nis aventurën e re, lojtari shqiptar firmos me…
Previous article “IBRA DO TË ISHTE ARGËTUAR TEK BOLOGNA”/ Flet Mihajloviç: Para se të vendoste ai më…

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR ALARM KIBERNETIK/ “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private Teknologji

TJETËR ALARM KIBERNETIK/ “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë Teknologji

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT