• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTIM ME VIDEO/ Nis monitorimi me radarin e ri ‘TruCam’, Taulant Gjoka: Do shpërndahet në të gjitha autostradat
Home
Sociale

DOKUMENTIM ME VIDEO/ Nis monitorimi me radarin e ri ‘TruCam’, Taulant Gjoka: Do shpërndahet në të gjitha autostradat

4 January, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Pas aksidentit me vdekjen e dy personave në zonën e ‘Xhamllikut’ për shkak të shpejtësisë të ndodhur më 2 Janar, Policia Rrugore ka nisur monitorimin me Radarin e ri të sofistikuar ‘TruCam’ në akset kryesore të Tiranës që konsiderohen si ‘pikat e zeza’ për aksidentet.

Radari i ri ishte parashikuar që të futej në punë gjatë ditëve në vijim por aksidenti i ndodhur dy ditë më parë dhe që u konstatua që shpejtësia ishte shkaku, procedurat u përshpejtuan dhe Policia Rrugore ka nisur përdorimin prej më shumë se një dite. Radari kap çdo mjet që lëviz mbi 40 km në orë, shpejtësi kjo që parashikohet për lëvizjet në rrugët brenda qytetit. Deri ne 20 km në ore mbi shpejtësinë 40 km masa e gjobës shkon nga 2 mije deri në 6 mijë lekë. Mbi 20 km në orë nga 40 km që janë tabelat përveç gjobës hiqet patenta nga 1 deri në 3 muaj.

Monitorimi ka nisur që dje dhe deri sot janë, 28 patenta të pezulluara dhe 45 gjoba të cilat kanë shkelur shpejtësin. Ky monitorim do të jetë i pandëprerë deri në një vendimarrje të dytë në rrugët e Tiranës. I njëjti radar dixhital që lexon në kohe reale targën mat shpejtësinë dhe fotografon shoferin do te jete në të gjitha autostradat dhe në rrugët e Tiranes si fillim.

Në ndryshim nga radarët e tjerë ky radar që ka marrë në përdorim Policia Rrugore, arrin që të kthejë me video momentin e shkeljes së shoferit në raste kundërshtimi të masave administrative.

Ndërkohë Shefi Qarkullimit për Tiranën, Taulant Gjoka është shprehur se radari i ri është i pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë dhe se do të shpërndahet në shumë ‘pika të zeza; për aksidentet.

“Ka teknoligjinë më të fundit. Ndryshe nga radarët e tjerë është më i sofistikuar për të qenë më bindës. Ka mundësinë e rikthimit të videos në momentin e shkeljes për të cdo konstatim. Këto masa do të vijojnë deri në një moment të dytë. Kur rrugët janë të boshatisura janë tendecë për të ecur me shpejtësi. Radari të mundëson në kohë reale që shoferi të shikojë hskeljen e bërë me video të dokumentuar. Pas festave ka tendencë për të ecur me shpejtësi apo përdorimin e mjetit nën efketin e alkoolit. Kemi nisur monitorimet në pikat më te zeza. Për efekte të befasisë ne do të lëvizim shpesh herë. ” u shpreh Shefi i Qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESAR SULEJMANI/ Tri marioneta në festival, pse çmimi ishte paracaktuar
Previous article BURG PËR PORNOGRAFI/ 3 studente në Tiranë rrëfejnë detajet e seksit on-line para gjykatës: Klienti zgjedh modelen, pastaj…

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT