• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAS SHERRI BRENDA AKTIVISTËVE TË ALEANCËS PËR TEATRIN/ Kastriot Çipi tregon dy grupet që luftojnë njëri-tjetrin
Home
Sociale

PLAS SHERRI BRENDA AKTIVISTËVE TË ALEANCËS PËR TEATRIN/ Kastriot Çipi tregon dy grupet që luftojnë njëri-tjetrin

4 January, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Vazhdon përçarja mes aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me njëri-tjetrin.

Kësaj radhe regjisori Kastriot Çipi është ‘përplasur’ me pedagogun dhe aktivistin Ervin Goci.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çipi ka bërë me dije se pedagogu Goci e ka bllokuar në rrjetet sociale, si dhe nuk i përgjigjet në numrin e telefonit.

Në postimin e tij publik, regjisori Çipi kërkon nga pedagogu Goci që ta sqarojë nëse ky i fundit i ka thënë aktivistit Pano Soko që është zotuar të pengojë  Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që të zhvillojë  debatin e radhës për sistemin zgjedhor në Teatrin Kombëtar Eksperimental (TKE) apo jo.

Duke qenë se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje apo sqarim nga pedagogu Goci, atëherë regjisori Kastriot Çipi e ka bërë publike këtë kërkesë, duke postuar edhe mesazhin privat  që i ka dërguar në  numrin e tij të telefonit.

Kujtojmë se prej dy vjetësh aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit luftojnë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar, por kohëve të fundit duket sikur aktivistët kanë patur mosmarrëveshje mes tyre por ende nuk dihet saktë se për çfarë kanë patur debate.

“Meqë pedagogu i teorisë së komunikimit Ervin Goci më ka bllokuar në Facebook dhe nuk po më përgjigjet me sms, po ia bëj pyetjen publikisht:

Është e vërtetë se je zotuar të mos lejosh Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të zhvillojë debatin e radhës në TKE?

Kush komunikon me Ervin Gocin është i lutur të komentojë këtu, për të na komunikuar përgjigjen e tij.

Unë do të shprehem sapo të sigurohem se ai e ka thënë vërtet atë fjalë, apo jo.

Mesazhi në telefon: ‘Është e vërtetë se i ke thënë Pano Sokos se nuk do të na lejosh ti të zhvillojmë debatin për sistemin zgjedhor, të hënën në TKE?’, shkruan në mesazhin dërguar pedagogut Ervin Goci, regjisori Kastriot Çipi.

“Kjo perçarje nuk i sherben kauzes. Edhe ne qe ju ndjekim nuk na vjen aspak mire te degjojme ndasite tuaja. Me vjen shume keq qe kjo ka ndodhur”, i shkruan Çipit një mbështetëse e kauzës.

“Evelina Jaupi edhe mua me vjen tmerresisht keq. Por nga ana tjeter nuk mund të hesht me, kur dikush qe e kam ftuar në proteste, tani kerkon te me perjashtoje prej saj”, përgjigjet regjisori.

Ndërsa një tjetri, i shpjegon dy grupimet që kanë krijuar.

“ Altin Veisllari prej nje muaji ka dy grupime. Aleanca (AMT) dhe Aleanca Zyrtare (AMTZ). Ne të AMT u kemi uruar suksese publikisht atyre të AMTZ, ku bën pjese Ervin Goci. Tani po perpiqemi te kuptojne çfare duan Ervin Goci & Co.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Cilat janë lidhjet e Qassim Sulemanit me Shqipërinë dhe si rrëfëjnë për të muxhahedinët e Manzës
Previous article SHBA KUNDËR IRANIT/ Shiitët kundër Sunitëve, ''Lufta e Madhe'' në Irak dhe Lindjen e Mesme

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT