• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DINAMIKA E NJË VRASJEJE ME PREÇIZION TË LARTË/ Si e lokalizoi SHBA, Soleimanin?
Home
Nderkombetare

DINAMIKA E NJË VRASJEJE ME PREÇIZION TË LARTË/ Si e lokalizoi SHBA, Soleimanin?

4 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Një raketë amerikane vrau të enjten në darkë vonë, komndantin e forcave iraniane Quds, Qasem Soleimani, duke përshkallëzuar konfliktin e ngrirë mes Teheranit dhe Washingtonit dhe duke ndezur tensionet rajonale.

Dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper kryen qitje me raketa ndaj një konvoji me dy makina që po largoheshin nga aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit, duke vrarë Soleimanin dhe Abu Mahdi al Muhandis, kreu i Frontit të Mobilizimit Popullor, njohur edhe si Hashd al Shaabi, një milici e mirënjohur filoiraniane.

Por pyetja që mbetet pa përgjigje është sesi e lokalizoi SHBA Soleimanin? 

New York Time raportonte se komandantët e tanishëm amerikanë dhe ata të dikurshëm si dhe zyrtarë të shërbimeve inteligjente janë shprehur se sulmi  bazohet specifikisht mbi “informatorë, interceptime elektronike, zbulim ajror dhe të tjera aktivitete vëzhguese” të klasifikuara.

Por edhe sipas udhëzimit ligjor të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të deklasifikuar, Shtëpia e Bardhë  mund të urdhërojë një sulm me dron mbi një shënjestër vetëm nëse ka “siguri të përafërt” të pranisë së saj.

Fakti që sulmi ndodhi teksa makinat po linin aeroportin sugjeron se dronët ishin tashmë në gjendje gatishmërie në qiej(holding pattern) duke pritur për momentin e goditjes.

Nuk ka baza operacionale dronës të ShBA-ve në zonë, por vetëm tri baza të tilla nga të cilat historikisht është goditur Iraku. Konkretisht këto janë baza ajrore Ali al-Salem në Kuvajt, baza ajrore al Udeid në Katar dhe baza ajrore Al Dafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe nëse dronët u ngritën nga baza më e afërt në Kuvajt, që andej janë 570 km trajektore përpara se të bëhet goditja dhe kjo është brenda mundësive ekzekutuese të MQ-9 Reaper që ka rreze 1800 km dhe shpejtësi maksimale 480 km/orë.

Duke patur parasysh se të gjitha të dhënat sugjerojnë se për përgatitjen dhe fluturimin duhen më shumë se një orë e gjysmë, gjasat janë që goditja me dronë e Soleimanit ka qenë pjesë e një operacioni të elaboruar bazuar mbi punë agjenturore dhe zbulimi.

Nuk përjashtohet roli i Izraelit në gjetjen e Soleimanit. Ushtria izraelite u mobilizua të premten e shkuar, në pritje të një kundërpërgjigjeje iraniane, pa ndonjë arsye specifike, ndërkohë që Netanyahu ndaloi që zyrtarët e lartë qeveritarë të flisnin për vrasjen.

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit ishin në kulmin e tyre para vrasjes së Soleimanit, si pasojë e një atentati të dështuar të Mossadit ndaj tij ë do të ekzekutohej me 500 kg eksploziv më  uajin shtator, gjatë një vizite të tijën në një memorial.

Një artikull i Jerusalem Post vuri menjëherë në dukje se Mossadi do të merrte meritat për çdo rol të vetin në vrasjen e tij, por goditja me dron në fakt nuk ka gjurmët e shërbimit izraelit. Ishte një operacion në stilin amerikan.

Duke patur parasysh se SHBA-të nuk informuan as aleatët e vet britanikë për goditjen me dron, ka gjasa që goditja të jetë urdhëruar mbi bazën e informacioneve të minutës së fundit për vendndodhjen e Soleimanit. Ndarja e informacioneve mbi goditjet në Irak përcaktohet nga raportet e sigurisë në terren që përfshin 400 trupa britanikë dhe sigurinë e anijeve britanike përmes ngushticës së Hormuzit.

Për të llogaritur kohën e goditjes teksa ai linte aeroportin e Bagdadit duhej mbajtur parasysh një fluturim i mundshëm i Soleimanit nga Teherani, që zgjat 2:30 orë, ose nga Siria apo Libani diçka më pak. Pra edhe momenti i nisjes së tij drejt kryeqytetit iraken.

Për këtë arsye është e logjikshme të deduktohet se një informator apo ndonjë zyrtar i brendshëm i shërbimeve sekrete kaloi informacionin tek amerikanët për kohën kur Soleimani hipi në avion dhe nisi fluturimin drejt Bagdadit.

Fakti që ai u takua në pistë me zv.komandantin e FMP-së filoiraniane, Abu Mahdi al Muhandis sugjeron se ka shumë gjasa që të ketë patur rrjedhje informacioni edhe nga Iraku po ashtu.

Vështirësia për të identifikuar dhe konfirmuar praninë apo mbërritjen e Soleimanit, lë të hapur mundësinë, por kjo do të shihet në të ardhmen, nëse informatori ishte në Irak dhe kishte dijeni për mbërritjen e tij, apo isthe diku tjetër dhe kishte të dhëna për nisjen e tij.

Mbetet për t’u parë sesi do të ndryshojë sjellja e Iranit kur teksa historia e këtij akti do të zbardhet me të do të zbulohet se çfarë qëndron pas vrasjes së gjeneralit  korrupsioni, tradhëtia apo survejimi i kundërshtarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFSHIHET NGA FLAKËT FUSHA E SKRAPIT/ Dy zjarrfikëse në vendin e ngjarjes
Previous article EDVIN KULLURI/ Kjo puna e “baballarëve që na gënjyen” është një provokim që ha shumë diskutim!

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT