Trump ka deklaruar se agresioni i i Iranit për të destabilizuar rajonin është i madh por tashmë është koha që të përfundojë. Sipas Trump, SHBA nuk kërkon që të ndryshojë regjimin e Iranit por vetëm që të vendos siguri në rajon.
Ndër të tjera Donald Trump është shprehur se Gjenerali i lartë i Iranit kishte planifikuar sulme të reja më të mëdha ndaj stukturave të SHBA të vendosura në rajon.
” Mbretërimi i tij i terrorit ka mbaruar, Ishte duke planifikuar sulme të tjera më të rënda. Morëm masa për të ndaluar, jo për të filluar një luftë. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e regjimit në Iran. Agresioni i Iranit për të destabilizuar fqinjët duhet të përfundojë” ishin disa nga deklaratat e Donald Trump.


