Kur kalendari shënon ditën e 3 të vitit të ri, ndodhin aq shumë ngjarje në rajon, sa në hapësirat e tjera të Europës, ndoshta do të duhet javë e muaj.
– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, jep dorëheqjen duke i hapur rrugën një qeverie teknike.
– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, mënshkruan në Athinë marrëveshjen e tubacionit të gazit natyror, i quajtur ndryshe Projekti Mesdheu Lindor (“EastMed”).
– Në Prishtinë priten konsultimet për krijimin e qeverisë së re dalë nga zgjedhjet e para 3 muajve.
– Në Beograd është sulmuar ambasada e Malit të Zi, pas vendimit të Parlamentit në Podgoricë, për të kaluar një ligj për komunitetet fetare.
– Të dielën më 5 janar zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Kroaci. Presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq, për tu rizgjedhur i duhet vota e ekstremit të djathtë ndaj ka nisur të “përkëdhelë” kriminelë lufte e terroristë.
– Në Shqipëri qeveria i është rikthyer rindërtimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërsa opozita akuzave të vitit të vjetër.
– Në Bosnje janë entuziazmuar për një lajm që nuk është meritë e tyre: Alma Zadiq që ka emigruar kur ishte 10 vjeç, pritet të jetë ministre e Jashtme në qeverinë e re të Austrisë.
Jo keq për orët e para të 2020.
Me këto ritme, veç imagjinoni se çfarë mund të ndodhi në 363 ditë e tjera.
Mos harroni se kemi hyrë në një vit të brishtë dhe shkurtin e kemi me 29 ditë këtë radhë!
/AlpeNews.al


