Pas më shumë se një vit nga megaoperacioni “Volvo 4”, prokuroria ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme të laboratorit të heroinës në Has.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsin ka dërguar çështjen në gjykatë.
Dy prokurorët që janë marrë me hetimin e dosjes që në fillimet e saj, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u kanë komunikuar akuzat 19 prej 27 të arrestuarve.
Prokurorët kanë kërkuar zgjatjen e afatit të paraburgimit edhe me tre muaj për 19 të pandehurit.
Mbi ta rëndojnë akuza të rënda, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “trafikim i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar”, “grup i strukturuar”.
Kjo është dosja e parë e SPAK, por edhe e këtij viti të ri, që shkon në gjykatë.
13 nga të pandehurit janë pjesë e grupit të të fortëve të Shijakut
1.Hajri Seferi, nga Shijaku;
2. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
3. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
4. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
5. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
6. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
7. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
8- Denis Llaftiu, nga Shijaku;
9- Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
10- Saimir Sulejmani, nga Fieri;
11- Elton Shehaj, nga Tirana;
12- Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
13-Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
Mes të pandehurve edhe ish-efektivi i policisë së shtetit që dyshohet për implikim
14- Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
Laboratori u gjet në banesën e Mustaf Shytit në fshatin Brenovë të Hasit. Gjatë kontrollit policor me 18 tetor të 2018 u gjetën dhe sekuestruan 182.5 kg morfine e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës.
15- Mustaf Shuti, 76 vjeç
16- Xhevit Shuti, 48 vjeç
17- Anila Shuti, 42 vjeç
18- Flamur Çela, 48 vjeç
19- Vehbi Berushi, 57 vjeç
Operacioni u zhvillua nga data 18-21 tetor 2018, falë të cilit u goditën anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.
U zhvilluan 100 kontrolle në u 12 qytete. U arrestuan 27 persona dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në operacion u angazhuan 1500 efektivë policie, përfshirë FNSH-në dhe forcat RENEA.



