• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI “DRAMATIK” I VETTING-ut/ Në dy vite u shkarkuan 83 gjyqtarë e prokurorë, 25 dhanë dorëheqjen
Home
Aktualitet
Drejtësi

BILANCI “DRAMATIK” I VETTING-ut/ Në dy vite u shkarkuan 83 gjyqtarë e prokurorë, 25 dhanë dorëheqjen

3 January, 2020 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Megjithëse ka ecur me ritme shumë të ngadalta, në dy vite procesi i Vetting-ut ka sjellë pasoja dramatike në sistemin e drejtësisë, duke shkarkuar nga detyra 83 gjyqtarë e prokurorë e duke shkaktuar vakanca të rënda.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka propozuar në fund të vitit që sapo lamë pas të dhënat statistikore mbi ecurinë e procesit të vettingut deri në dhjetor të vitit 2019. Ato tregojnë se për një periudhë gati 2 vjeçare nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë dhënë 223 vendime për subjektet e rivlerësimit.

Rezulton se 83 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 97 janë konfirmuar në detyrë, ndërkohë që për pjesën tjetër është pushuar apo ndërprerë procesi i vettingut si rezultat i dorëheqjes apo daljes në pension.  50 prej emrave të shkarkuar janë gjyqtarë, 31 prokurorë, dhe 2 ndihmës ligjorë në gjykata.

 

Po gjatë kësaj periudhe për 17 gjyqtarë e prokurorë është ndërperë procesi i Vetting-ut për shkak të daljes në pension, ndërsa për 25 të tjerë i kanë shpëtuar procesit përmes dorëheqjes.

Ndërkohë për 102 subjekte është ushtruar e drejta e ankimit në Kolegj nga ana e Komisionerit Publik, ose vetë subjekti i rivlerësimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është shprehur me vendim përkatësisht për 46 ankime, kryesisht duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë për shkarkimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Por përtej efekteve dramatike, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se procesi po ecën me ritme mjaft të ulëta, duke qenë se në dy vite në sitën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë kaluar vetëm 27% e magjistratëve. Ndërkohë që mandati i këtij komisioni është 4 vjet, numri total i gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të kalojnë në sitë është mbi 800.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFILI/ Kush ishte Qassem Soleimani, “shpirti ushtarak” i Iranit, që u vra nga amerikanët?
Previous article BABAI VRAU VAJZËN DHE DHËNDRIN/ Mediat zbulojnë detaje. Kush ishte Vetoni, djali i shqiptarit të njohur nga Maqedonia

k.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT