• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇFARË PO NDODH ME FAMILJET SHQIPTARE? Shifrat e frikshme nga BSH, ata që konsumojnë…
Home
Ekonomi

ÇFARË PO NDODH ME FAMILJET SHQIPTARE? Shifrat e frikshme nga BSH, ata që konsumojnë…

3 January, 2020 Delo.autor Ekonomi

Familjet e shtresës normale dhe të mesme, që konsumojnë mbi 20 mijë lekë në muaj po vijnë në ulje, ndërkohë që po rriten ato që konsiderohen si të varfra, që konsumojnë më pak se 20 mijë lekë në muaj. Konstatimi është bërë nga Banka e Shqipërisë në një vrojtim të fundit për shpenzime e familjeve.

Brenda të njëjtit kampion që intervistoi Banka e Shqipërisë këtë vit u vu re një rënie e numrit të familjeve që konsumojnë nga 20-50 mijë lekë në muaj.

Sipas grafikut më poshtë shihet se ky grup familjesh përben shtresën e mesme dhe grupimin më të madh të njësive familjare në vend. Përgjatë gjysmës së parë të vitit 2019 Banka në të gjithë vendin vuri re një tkurrje të familjeve më të ardhura të larta dhe rritje të familjeve me të ardhura më pak se 20 mijë lekë.

E47256FF-0602-462D-8E97-731B3FAD8935-768x680

Rreth 50.4% e të përgjigjurve vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar.

Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (mbi 50 mijë lekë në muaj) ka shënuar rënie të lehtë në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë. Prirja e kundërt vihet re në rastin e dy grupeve me nivelet më të ulëta të shpenzimeve me më shumë se 4%.

Gjatë 6-mujorit në analizë, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të të ardhurave, duket se është zhvendosur pak drejt niveleve të ulëta krahasuar me 6-mujorin e kaluar.

Kështu, pjesa më e madhe e familjeve (rreth 53% e tyre) vijon të mbetet në nivelin ‘17-50 mijë lekë’. Nga ana tjetër, rreth 11% e tyre deklarojnë të ardhura të ulëta mujore “deri në 17 mijë lekë” (në rritje me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e dytë të vitit 2018), 27% deklarojnë të ardhura mujore ‘50-100 mijë lekë’ dhe 7% deklarojnë të ardhura në nivelin “100-200 mijë lekë”.

Banka e Shqipërisë e formuloi indeksin e shpenzimeve si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientët e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 10 mijë lekë’ me 0.2; ‘10-20 mijë lekë’ me 0.4; ‘20-50 mijë lekë me 0.6’; ‘50-100 mijë lekë me 0.8’ dhe ‘mbi 100 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 =100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të shpenzimeve të domosdoshme./MONITOR

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KËRKOJ TË PASUROHEM"/ Rrëfimi ndryshe i Albin Kurtit: Jetoj me qira, me gruan flas më shumë anglisht se shqip
Previous article PAS VERA GRABOCKËS DHE ALKETËS/ Këngëtari i njohur: Vitin tjetër do bëj dhe unë festival (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT