• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RRALLË NË KATALONJË/ Aplikacion për protesta masive që shmang autoritetet
Home
Nderkombetare

E RRALLË NË KATALONJË/ Aplikacion për protesta masive që shmang autoritetet

2 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Një grup pro-pavarësisë në rajonin e Katalonjës në Spanjë po përdor një aplikacion për telefonat inteligjentë për të shmangur autoritetet, ndërsa vazhdojnë të shtohen protestat pas burgosjes së disa prej drejtuesve të lëvizjes.

Grupi “Cunami Demokratik” ka vënë në përdorim aplikacionin për të koordinuar demonstratat në të gjithë rajonin. Objektivi më i fundit ishte ndeshja e futbollit me famë botërore El Clasico, mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që u mbajt më 18 dhjetor. Në ambjentet jashtë stadiumit pati përleshje të dhunshme dhe loja u ndërpre pasi protestuesit hodhën në fushë topa me parulla pro-pavarësisë.

“Cunami Demokratik” nuk ka ndonjë udhëheqës në dukje dhe ata që qëndrojnë pas, janë anonimë. Javët e fundit grupi ka mobilizuar me mijëra protestues brenda pak minutash duke i kapur autoritetet në befasi.

“Funksionon në mënyrë të decentralizuar, në kuptimin që nuk mund të përcaktohet se kush po i nis njoftimet për protestat“, thotë profesori Enric Lujan, ekspert i shkencave politike në universitetin e Barcelonës.

“Aplikacioni është krijuar në mënyrë që të shmangë mundësinë që autoritetet të dinë se kush qëndron pas “Cunamit Demokratik”, që është makthi më i madh, për shembull, i ministrisë të Brendshme të Spanjës”, thotë ai.

Zoti Lujan thotë gjithashtu se aplikacioni “Cunami Demokratik” operon sipas hapash të caktuar për të ruajtur anonimitetin.

“Aplikacioni nuk mund të shkarkohet nga kanale të zakonshme të tilla si Google Play Store apo nga aplikacionet e iPhone-it. Duhet t’u niset një email i posaçëm që do t’u mundësojë ta shkarkoni direct atë“, thotë ai.

Edhe pasi të jetë shkarkuar aplikacioni ka nevojë të aktivizohet nga një përdorues tjetër që ka marrë miratim, shpjegon inxhinierja e programeve kompjuterike Silvia Puglisi e universitetit Politeknik të Katalonjës.

“Shkoni në një protestë dhe shkëmbeni një kod. Pasi shkëmbehen kodet ju jeni pjesë e sistemit“, thotë ajo.

“Cunami Demokratik” është rritur me shpejtësi brenda pak muajsh, duke organizuar protesta që kanë paralizuar aeroportin e Barcelonës dhe autostradën kryesore deri në kufi me Francën. Gjykata Kombëtare e Spanjës ka urdhëruar mbylljen e faqes në internet të grupit duke argumentuar se përbën një vepër të mundshme terrorizmi. Autoritetet në Madrid burgosën në tetor nëntë udhëheqës të Katalonjës pro-pavarësisë nën akuzën për kryengritje.

Partia “Piratët e Katalonjës” e kanë ankimuar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke pretenduar se hetimi për terrorizëm është një abuzim me të drejtat themelore të njeriut.

Ekspertët thonë se nëse kodi vihet në dispozicion, aplikacioni mund të përdoret nga lëvizje të tjera, siç janë demonstratat pro-demokracisë në Hong Kong.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 522 GOLA NË 521 NDESHJE/ Shifat e “jashtëtokësorit” në një dekadë
Previous article ''DIVË E MUZIKËS SHQIPTARE''/ Aurela Gaçe falenderon publikisht kolegen e saj për mbrëmjen e veçantë që i dhuroi

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT