• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PAZAKONTË/ Gjyqtari në burg për korrupsion, Vetingu e kërkon për ta verifikuar
Home
Aktualitet
Drejtësi

E PAZAKONTË/ Gjyqtari në burg për korrupsion, Vetingu e kërkon për ta verifikuar

2 January, 2020 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Roland Hysi ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Fierit deri në janar të vitit 2019 kur u arrestua për korrupsion pasiv, ndërsa u pezullua nga detyra një ditë më pas me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në tetor të 2016, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e dënoi gjyqtarin për korrupsion pasiv me 4 vjet e 6 muaj burg të konvertuar në 3 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.  Gjykata po ashtu vendosi t’i ndalojë Hysit për pesë vjet të drejtën për të ushtruar funksione publike.

Gjyqtari u ndëshkua pas publikimit të një video-skandali ku kërkon ryshfet dhe favore seksuale.

Por, në një kohë kur gjyqtari po vuan dënimin në qeli, dy muaj pas vendimit të Krimeve të Rënda, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka njoftuar se ka nisur procesi i verifikimit për gjyqtarin, në kuadër të zbatimit të ligjit të Vetingut.

Roland Hysi është pjesë e një liste me 120 gjyqtarë dhe prokurorë të përzgjedhur me short nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 16 dhjetor për t’iu nënshtruar Vetingut.

Pas përzgjedhjes së emrave, KPK ka nisur procedurat e verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Procesi dikton bashkëpunim mes trupi gjykues së Vetingut dhe gjyqtarit të dënuar, i cili duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të KPK-së për të tre kriteret si dhe të paraqesë shpjegimet, prapësimet dhe provat e tij nëse KPK-ja i kalon barrën e provës për konstatime që sjellin si pasojë ndëshkimin me shkarkim.

Çdo komunikim gjatë procesit të rivlerësimit parashikohet të bëhet në adresën elektronike të subjektit.

Në rastin konkret, KPK-ja duhet të përdorë forma të tjera komunikimi të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, siç edhe adresohet në ligjin e Vetingut.

Po ashtu, Komisioni ka të drejtë të marrë në pyetje gjyqtarin në seancë dëgjimore.

Pyetje mund t’i bëjw edhe vëzhguesi ndërkombëtar, nëse ai pranon të përgjigjet, por mbetet për t’u parë se si do të organizohet seanca dëgjimore dhe nëse gjyqtari do të përfaqësohet me avokat.

Ky është rasti i parë që Komisioni i Vetingut kalon në filtrin e trefishtë një subjekt që ndodhet në burg.

Gjyqtari Hysi do të verifikohet si subjektet e tjera pasi vijon të gëzojë statusin e magjistratit, për shkak se vendimi për dënimin e tij nuk është i formës së prerë si dhe vendimi e Këshillit të Lartë

Gjyqësor e ka pezulluar nga detyra dhe jo shkarkuar.

Hysi do të ishte përjashtuar nga shorti vetëm po të dënohej në Gjykatën e Apelit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANÇESKA JAÇE NUK PËRMBAHET/ I del gjoksi sheshit në mes të emisionit (VIDEO)
Previous article MIRË SE ERDHE 2020! Po çfarë do të bëj unë gjatë një viti? Mësoni objektivat

k.autor

Postime të ngjashme

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT