• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË/ Komisioneri për Zgjerimin e BE: Optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë
Home
Politikë

LAJM I MIRË/ Komisioneri për Zgjerimin e BE: Optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë

2 January, 2020 k.autor Politikë

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, shprehet optimist se 2020-ta do të jetë viti që do afrojë Ballkanin Perëndimor më afër unionit.

Në një intervistë për medien gjermane Deutsche Welle, Varhelyi pohon se kjo perspektivë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të konfirmohet para muajit maj në formën e hapjes së negociatave.

“Qëllimi im është që vitin e ardhshëm dhe gjatë mandatit tim pesëvjeçar të përshpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe të forcohet perspektiva e anëtarësimit. Me rëndësi është që vendimi pozitiv të merret shumë kohë para samitit të Zagrebit në maj,” deklaron komisioneri europian.

Ndërsa pranon rezervat e vendeve si Franca dhe disa të tjerave për procesin, Oliver Varhelyi, thekson se problemet e brendshme politike nuk duhet të mohojnë reformat dhe zhvillimin që anëtarësimi europian i paraqet rajonit.

“Ambicia ime është që të nxisim zhvillimin ekonomik dhe që deri në fund të mandatit tim, të paktën një prej këtyre vendeve të mund të anëtarësohet në BE. Ndërsa të tjerat të avancojnë shumë në këtë proces të negociatave,” shton Varhelyi.

Mësohet se në takimin paraprak në muajin mars, liderët europianë mund të vendosin hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, në mënyrë që dy muaj më vonë të korrigjojnë, sipas tyre, gabimin historik të kryer tetorin e kaluar, duke u skicuar dy shteteve ballkanike perspektivën europiane të 10 viteve të ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJET ME TRAJNERIN REJA/ Roshi e thotë troç: Ja çfarë nuk më pëlqen tek ai...
Previous article DILEMA PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Ja se ç’do të bëjë trajneri Shaland me Kosovën pas "EURO 2020"

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT