• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DW: Gëzuar fillimin e dekadës së re!
Home
Nderkombetare

DW: Gëzuar fillimin e dekadës së re!

1 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Në Berlin festuan së bashku qindra mijëra njerëz para Portës së Brandenburgut. Festimet kanë filluar edhe në të gjitha anët tjera të botës. Ka pasur edhe incidente dhe një tragjedi në Krefeld.

Miliona njerëz kanë festuar gjatë natës së kaluar ardhjen e Vitit të Ri 2020 së bashku në Berlin, Hamburg, Mynih, Këln dhe të gjitha qytetet tjera të Gjermanisë. Një fishekzjarr i madh u organizua në Berlin, pranë Portës së Brandunburgut, ku fishekzjarret private nuk ishin të lejuara. Hapërsira pranë Portës së Brandenburgut ishte e mbushur me orë të tëra para ndërrimit të motmoteve. Për argëtim u kujdesën këngëtarë të njohur nga Gjermania dhe vendet tjera.

Tragjedia në Krefeld

Policia njofton se gjatë festimeve nuk ka pasur incidente me pasoja në njerëz. Janë arrestuar tre persona për shkak të ngacmimeve seksuale. Por një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Krefeld, në një kopësht zoologjik, ku ka shpërthyer një zjarr, të cilin nuk e ka mbijetuar asnjë prej majmunëve të vendosur në këtë vend. Mendohet se shkaku i kësaj tragjedie të rëndë janë fishekzjarret, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri tani nuk ka të dhëna për pasojat në njerëz.

Në Londër është festuar në sheshet qendrore ardhja e Vitit të Ri 2020. Në kohën e ndërrimit të motmoteve u dëgjua edhe Big Ben, ndonëse në afërsi po bëhen meremetimet e Parlamentit. Në Londër ka pasur edhe fishekzjarre gjigande.

Fishekzjarre gjithandej

Pranë Portës Triumfale në Paris janë mbledhur me dhjetëra mijëra njerëz për të shikuar fishekzjarret tradicionale në kohën e ndërrimit të motmoteve. Në mesnatë u mbulua i tërë qielli nga fishekzjarret. Avenue des Champs-Élysées ishte i mbushur me njerëz. Në të gjitha këto qendra ka pasur masa të mëdha sigurie, për shkak të sulmeve dhe tragjedive që kanë ndodhur në vitet e kaluara në kohën e festave. Thuhet se vetëm në Francë janë angazhuar rreth 100.000 policë dhe forca sigurie, që janë kujdesur që gjërat të kalojnë pa indicente.

Festime janë shënuar edhe në Moskë (si qyteti i parë evropian, i cili ka shënuar ardhjen e Vitit të Ri) dhe në të gjitha qendrat tjera evropiane. Gjtihandej ka pasur masa të mëdha sigurie.

Vendet që festuan të parat

Vendet e para të cilat kanë përshëndetur Vitin e Ri janë Samoa dhe Kiribati. Interesimi më i madh ka mbretëruar për fishekzjarret në Sydney të Australisë, ku janë mbledhur rreth një milion njerëz. Australia ka ndaluar në disa vende fishekzjarret për shkak të temperaturave të larta dhe frikës nga zjarret.

Edhe në SHBA kanë festuar në rrugë miliona njerëz ardhjen e Vitit të Ri. Në Times Square në Neë York u mblodhën me dhjetëra mijëra njerëz për të përshëndetur së bashku ardhjen e Vitit të Ri. Festimet publike janë ndaluar në Hongkong, për shkak të frikës nga trazirat dhe protestat, që po zgjasin e me muaj të tërë në këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JA Ç'NDRYSHIME JU PRESIN NË 2020/ Hëna e re në Bricjap do t’ju trazojë jetën këtyre shenjave
Previous article “DO JEMI PRANË JUSH”/ Rama shpërndan bonusin e bebeve dhe lule për nënat e reja

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT