Djali I kryeministrit Edi Rama, Gregu ka përcjellë në rrjetet sociale atmosferën e ndërrimit të viteve në familjen e tyre.
Ai publikoi një foto familjare ku shfaqet së bashku me vajzën e Linda Ramës, Rea Xhillarin dhe vëllain e tij të vogël Zaho.
‘Për aq kohë sa mbaj mend, gjithmonë kam dashur një foto si kjo. Gezuar Vitin e Ri,’– shkroi Greg.
Gjithashtu edhe Rea publikoi një foto me dy vëllezërit e saj ku shfaqen shumë të lumtur ndërsa luajnë së bashku.


