• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ULJA E TEMPERATURAVE/ Shtohet fluksi i të prekurve nga virozat në QSUT, mjekët: Ja simptomat kryesore
Home
Sociale

ULJA E TEMPERATURAVE/ Shtohet fluksi i të prekurve nga virozat në QSUT, mjekët: Ja simptomat kryesore

31 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Ulja e temperaturave këtë fundvit ka bërë që të ketë një fluks më të shtuar të qytetarëve që janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore pranë spitaleve.

Shefja e shërbimit të infektivit në QSUT, Najada Como shpjegoi për Report Tv se ka 4 grupe infeksionesh që po qarkullojnë këtë periudhe, ku pjesën e kryesore e zënë infeksionet e aparatit të frymëmarrjes.

“Kemi një fluks të caktuar pacientësh që kryesisht i takon grupit të infeksioneve të aparatit të frymëmarrjes. E dyta janë infeksionet e zemrës, e treta që vlen të theksohet janë infeksionet e tubit tretës që megjithëse se jemi në kohë të ftohtë ne përsëri kemi infeksione të këtij tubi, dhe e katërta që nuk duhet anashkaluar janë dhe infeksionet e lëkurës. Por pjesën kryesore e zënë infeksionet e aparatit të frymëmarrjes pra infeksionet e bajameve, infeksionet e mushkërive”, u shpreh Najada Como.

Dhimbja e fytit, kolla, rrufa, dhimbja e kockave, muskujve dhe temperatura e lartë janë disa nga simptomat që shfaqen më së shumti në këtë periudhë të qarkullimit të virozave. Grupmoshat më të prekura janë ata që kanë sëmundje kronike si dhe moshat që qëndrojmë më së shumti jashtë, pra të rinjtë. Mjekja tregon se në ditë paraqiten rreth 80-90 raste në urgjencën e infektivit dhe se janë marrë masat për të pritur një fluks më të madh pacientësh.

“Numri i personave që paraqiten në urgjencën e shërbimit infektivë është rreth 80-90 raste. Ndihma në shërbimin infektiv është e plotë pa mungesa dhe me një personel të shumëfishuar me shkakun e pritshmërive që mund të kemi me fluksin ndoshta pak të shtuar të personave në fundvit. Për festa njerëzit janë konsumatorë të shumtë të ushqimeve, të alkoolit bashkë. Ndonjëherë mbingarkesa në ushqime apo dhe në alkool sjell çrregullime në tubin tretës apo çrregullime në pjesën e organeve të tjera që preken”-tha mjekja.

Sipas Comos në janar pritet që të përballemi me gripin, që është një situatë më e rënduar nga ana mjekësore.

“Ajo cka është e pritshme dhe e padiskutueshme është sëmundja e gripit e cila ka filluar të grokasë, pak në raste. Në janar do të ngjitet kurba e personave të sëmurë me grip. Gripi është një situatë më e rënduar nga ana mjekësore”-tha shefja e shërbimit infektiv

Shefja e shërbimit të infektivit këshillon qytetarët që të vishen sa më ngrohtë dhe mos të kenë kontakt me personat e sëmurë. Gjithashtu mjekja thotë se duhet bërë kujdes me mbingarkesën ushqimore në ditët në vijim me rastin e festave, pasi intoleranca ushqimore e kombinuar me alkoolin dhe të ftohtin sjell komplikacione shëndetësore. /shqiptarja.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MJEKËT IKËN NË GJERMANI”/ Rama i kthehet qytetarit: Ti mos paç kurrë nevojë për spital, por ka mijëra gra e burra që...
Previous article LODHJA E VAZHDUESHME DHE DHIMBJA E TRUPIT PA SHKAK/ Pse ndodh dhe çfarë të bëni

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT