• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMITETI I RINDËRTIMIT/ Rama apel banorëve në fshat: Bashkohuni në qendërza, fitoni tokën, kujdes mashtruesit!
Home
Politikë

KOMITETI I RINDËRTIMIT/ Rama apel banorëve në fshat: Bashkohuni në qendërza, fitoni tokën, kujdes mashtruesit!

30 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në zonat rurale dhe që janë prekur nga tërmeti, me procesin e rindërtimit që do të nisë të afrohen me njëri tjetrin për të krijuar qendërza të vogla dhe të mos jenë të shpërndarë, ndërkohë që toka ku kishin banesën e shembur do u mbetet sërish atyre.

“Laçi ka një potencial goxha të konsiderueshëm dhe nëse do të bëjmë gjënë e duhur do të krijojmë jo vetëm kushte më të mira banimi për ata që humbën shtëpitë, por edhe një pol të një ekonomie lokale më dinamike, po të kemi parasysh që Laçi është një pikë që mbledh rreth 3 mln turistë në vit. Nuk flas për turistë të huaj, por edhe nga jashtë, por edhe nga vendi që shkojnë në pikën e pelegrinazhit, dhe e anashkalojnë komplet Laçin e sotëm se nuk ka atraksion, por nëse ndërhyrja do të sjellë energjinë e një transformimi, si Korça, Vlorën, por edhe Tamarën e Pukën, me siguri që do i japim një mundësi të re edhe ekonomike familjeve që janë aty. E dyta qendërzimet, është e rëndësishme që ne ti bindim banorët e zonave rurale që të afrohen me njëri tjetrin, ndërsa pronën e tyre në fshat e kanë aty. Ose Thumana që është një zonë shumë kritike nga struktura urbane, me këtë ndërhyrje mund të bëhet një pikë referimi e vogël, por e rëndësishme, duke pasur parasysh që edhe liqenin e ka afër.  

Mashtrimi administrativ duke shënuar në listë familje që nuk kanë fare nevoje apo ata që i bien shtëpisë me vare, apo gabimi njerëzor në inventarizimin…. Ne duam të ndërtojmë qendërza rurale, por nuk duam të ndërtojmë qendra fantazmë, më shumë se cfarë është nevoja për të pasur shtëpi bosh, që i shkulin dhe i shesin. Organizatat do të jenin një ndihmë të madhe nëse do të angazhonin më shumë persona në këtë proces.

Në rolin e sekretarit të Komitetit, Hoxholli dhe përmes këtij aplikacioni duhet të na ndihmojë të gjithëve që të vendosim edhe njerëz nga ana jonë për një zyrë të përbashkët koordinimi që të shkojë haku te i zoti. Në mes të janarit të kenë filluar thirrjet për oferta dhe këtu duhet të koordinohemi. Pronarë apartamentesh kanë rritur qiranë, njerëzit janë të lirë të jenë edhe peshkaqenë, por nuk duhet të na ndodhë me procesin tjetër. Ndërkohë që kemi 2156 banesa të mjeruara që duhet të transformohen, ky do të jetë një proces që do të na cojnë një nivel tjetër për politikat e strehimit për familjet në nevojë që janë në streha jashtë cdo standardi” tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON PING-PONGU MES THAÇT DHE ALBIN KURTIT/ Presidenti tjetër ftesë për liderin e Vetëvendosjes: Takohemi nesër
Previous article MILAN NUK NDALET NË MERKATO/ Pas Zlatan, pranë transferimit edhe talenti i Barcelonës

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT