• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FETAT E FUNDVITIT/ Ja akset që do “blindohen” më 1 janar. Efektivët do kenë me prioritet ata shoferë që…
Home
Aktualitet

FETAT E FUNDVITIT/ Ja akset që do “blindohen” më 1 janar. Efektivët do kenë me prioritet ata shoferë që…

30 December, 2019 k.autor Aktualitet

Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, bën me dije se duke filluar nga sot, të gjitha akset rrugore kryesore të vendit do monitorohen me radar, me qëllim parandalimin e shpejtësisë, e cila është burim potencial për aksidente rrugore.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave shtesë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festës së ndërrimit të viteve, ka hartuar një plan të detajuar masash, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Po në këto akse do ketë edhe kontroll me alkooltestuesit drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në gjithë akset rrugore, qoftë në zonat urbane apo ato rurale, do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e qarkullimit, eliminimin e vonesave për shkak të manovrave të gabuara në rrugë, kryesisht parakalimet e gabuara që bëhen shkas edhe për aksidente, por edhe për bllokim të qarkullimit.

d299becf-7b2e-4c76-8559-84b6973bd643

Për natën e ndërrimit të viteve, Policia Rrugore ka marrë masa për të gjitha sheshet, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Rendit dhe me Policitë Bashkiake, me qëllim disiplinimin e qarkullimit dhe eliminimin e konfuzionit apo bllokimeve që mund të lindin.

Po në kuadër të këtyre masave, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 1 janar e në vijim do ketë kontrolle të shtuara duke përdorur alkooltestuesit drager, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin, për shkak të festave të fundvitit kanë hyrë një numër i madh automjetesh, çka ka sjellë rëndim të qarkullimit e në këtë aspekt Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për të realizuar qëllimet e tyre, të nisen më herët për të arritur në destinacion dhe të mos shpejtojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit, të cilat janë burim aksidenti.

Të festojnë e të konsumojë edhe alkool, por jo drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.

Njëkohësisht, apelojmë për të gjithë këmbësorët, biçikletistët dhe drejtuesit e motoçikletave, të tregojnë kujdes maksimal këto ditë e të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore uron gjithë qytetarët, gëzuar Vitin e Ri, një vit sa më të mbarë e sa më shumë siguri rrugore dhe në këtë kuadër fton gjithë qytetarët që të denoncojnë tek 112 dhe Komisariati Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BES KALLAKU I PËRMENI TELEFONATËN PAS EMISIONIT/ Ermal Mamaqi i nxjerr foton e vjetër: Prisja të bëje një sqarim, por unë s’mund rri pa... (FOTO)
Previous article ZBULOHET SEKRETI/ Masakra në qiellin europian që u shmang për vetëm 19 sekonda, viktimat mund të ishin 268

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT