• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI/ Presidenti Trump shpërndan emrin e informatorit që ngriti akuzat, më vonë fshin mesazhin
Home
Nderkombetare

SHKARKIMI/ Presidenti Trump shpërndan emrin e informatorit që ngriti akuzat, më vonë fshin mesazhin

30 December, 2019 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump bëri një postim në Twitter, të cilin më pas e fshiu, ku përfshihej emri i personit që aludohet të jetë informatori anonim, ankimimi i të cilit mundësoi ngritjen e akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve me qëllim shkarkimin nga detyra të zotit Trump.

Pak përpara mesnatës të së premtes, Presidenti Trump ripostoi një mesazh në Twitter të shkruar nga llogaria @Surfermom77. Në Twitter pretendohet se kjo llogari i përket një gruaje të quajtur Sophia, e cila jeton në Kaliforni. Në këtë llogari vihen re shenja aktiviteti të lartë, të pazakontë si dhe foto profili me imazhe të marra nga interneti.

Deri në mëngjesin e së shtunës, postimi në fjalë ishte hequr nga llogaria e Presidentit Trump, megjithëse mund të gjendet ende në disa arkiva, ndër to edhe një faqe interneti që arkivon çdo mesazh në Twitter të presidentit.

Zoti Trump ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për zbulimin e identitetit të informatorit. Por kjo është hera e parë që ai e poston emrin e aluduar për ta parë të 68 milionë ndjekësit e tij.

Zbulimi i emrit të informatorit, një punonjës i shërbimeve të zbulimit, mund të jetë shkelje e ligjeve federale që kanë gëzuar historikisht mbështetjen e të dyja palëve politike.

Informatori paraqiti një ankesë në muajin gusht lidhur me një bisedë telefonike mes Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy si dhe për disa shkëmbime të tjera me këtë vend të Evropës Lindore. Ankesa shtyu Dhomën e Përfaqësuesve të fillojë një proces hetimor që përfundoi me ngritjen e akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit Trump. Çështja pritet të shkojë në Senat, ku gjasat janë që shumica republikane ta lirojë presidentin nga akuzat e ngritura prej Dhomës së Përfaqësuesve. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRYEM MARRËDHËNIE DHE MË PAS E DOGJA"/ 28-vjeçari që vrau shqiptaren në Francë rrëfen krimin makabër
Previous article “GLOBE SOCCER AWARDS”/ Cristiano Ronaldo, më i miri për vitin 2019 (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT