• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINË E VRASJE NË SUEDI/ Zbulohet historia e shqiptarit që u ekzekutua në Londër
Home
Breaking News

KOKAINË E VRASJE NË SUEDI/ Zbulohet historia e shqiptarit që u ekzekutua në Londër

29 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Flamur Beqirit nga Kosova pak ditë më parë në prag të Krishtlindjes në Jug të Londrës ende nuk ka një autor. Mediat britanike i kanë kushtuar shumë hapësirë vrasjes mafioze. ‘Daily Mail’ shkruan  se pista kryesore ku po hetojnë autoritetet britanike është një larje e mundshme hesapesh mes bandave të drogës, ku Beqiri dyshohet se ishte i përfshirë, pasi 4 vite më parë ishte kërcënuar në Suedi dhe kjo e kishte detyruar që të largohej në drejtim të Londrës për të jetuar.

Policia britanike beson se vrasja e Flamur Beqirit në shtëpinë e tij prej 1.7 milionë £ ka ardhur pikërisht nga përplasjet mes bandave të drogës. Oficerët e Scotland Yard tani janë përqendruar dhe po hetojnë për lidhjet e pretenduara të Beqirit me bandat e drogës në Malmo në Suedi.

Policia suedeze, sipas ‘Daily Mail’ ka informuar Scotland Yard se Beqiri, dyshohej se ishte përfshirë shumë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit përmes Marokut dhe Spanjës në Suedi. ‘Ai dyshohet se ka qenë i lidhur me një bandë në Malmo e cila ishte futur në një kurs përplasje mes rivalët e saj në Suedi. Drejtuesi i bandës rivale i shpëtoi me një plagosje një atentati në Malmo vjet, ndërsa tre shokët e tij u vranë. Nga përplasja mes dy bandave janë shënuar mbi dhjetë viktima në Suedi dhe në Spanjë. Nga kjo situatë, Beqiri 4 vite më parë u largua në Angli’ shkruan ‘Daily Mail’.

Familja Beqiri e tronditur për ngjarjen e rëndë kërkon të respektohet privatësia. “I falënderojmë të gjithë për mendimet dhe ngushëllimet e tyre.  Familja jonë është në gjendje shoku. Të kesh kaq shumë trishtim në këtë kohë të vitit është e tmerrshme.  Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Jemi të pikëlluar” është shprehur familja e shqiptarit nga Kosova.

36-vjeçari u qëllua pas shpine në bark dhe në qafë në momentin që po hynte në shtëpi. Fqinjët kanë deklaruar në dëshminë e tyre për autoritetet britanike se pak ditë para vrasjes kishin parë një person të dyshimtë që lëvizte në zonë. Çifti bënte një jetë të shtrenjtë. Flamur Beqiri ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora Krasniqi në profilin ka postuar foto me disa emra të njohur të muzikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MËSOJENI TANI/ Zbuloni çfarë tregon forma e dorës për personalitetin tënd
Previous article MNCHESTER CITY-SHEFFIELD/ Guardiola kërkon të ringjallë shpresat (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT