Një person ka përfunduar në prangat e policisë franceze si i dyshuar për vrasjen makabre të shqiptares Brunilda Sadushi Kovaçi.
Trupi i pajetë i saj gjysmë i djegur dhe i zhveshur u gjet në një park në Mougins në rajonin Alpes-Maritime.
mëngjesin e krishtlindjeve. Mediat franceze shkruajnë se viktima thuhet se ka frekuentuar komunitetin e prostitucionit. I dyshuari mund të jetë një nga klientët e saj të mëparshëm.
Mediat franceze shkruajnë se 28 vjeçari i arrestuar dhe i dyshuar si autor i krimit, ka dhënë versione të ndryshme për ngjarjen, çka do të thotë se sugjerojnë se ai është i përfshirë në vrasjen e gruas.
Të dhënat janë konfirmuar edhe nga prokurorja e Grasse, Fabienne Atzori.
Gruaja 37-vjeçare që jeton në Kanë, është me kombësi shqiptare. Një tatuazh, shkruar në gjuhën shqipe, bëri të mundur identifikimin e trupit të gjetur pjesërisht të zhveshur dhe të djegur.
“Ne e dimë që ajo kishte qenë viktimë e dhunës në vitin 2015”, tha prokurori i Grasse për “Francë 3”.
Hetuesit tani do të ktheheshin në botën e prostitucionit, të cilin gruaja frekuentonte, detajon France Bleu Azur. Një autopsi e trupit është planifikuar të hënën për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.


