• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORMIMI I QEVERISË TEKNIKE/ Oliver Spasovski, kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut
Home
Rajon

FORMIMI I QEVERISË TEKNIKE/ Oliver Spasovski, kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut

28 December, 2019 k.autor Rajon

Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të jetë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut, nga data 3 janar, kur nga detyra e kreut të qeverisë pritet të dorëhiqet, Zoran Zaev. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së të premtes në mbrëmje ku u caktuan edhe anëtarët e tjerë të kësaj partie në qeverinë teknike.

“Dëshira ime është që sa më shkurt të jem në këtë pozitë që të kthehet sërish kryetari Zoran Zaev”, ka shkruar Spasovski në rrjetin social Facebook.

Spasovski në krye të qeverisë do të jetë deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Formimi i qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve parashihet me Ligjin për qeverinë ndërsa në të merr pjesë edhe opozita me dy ministra, atë për punë të brendshme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe do të ketë katër poste të zëvendësministrave. Ministrat dhe Zëvendësministrat punojnë si parimit të njohur “me firma të lidhura”, që do të thotë se asnjë vendim nuk mund të kalojë pa nënshkrimet e dy zyrtarëve.

VMRO DPMNE-ja ende nuk ka caktuar anëtarët e saj në këtë qeverie e cila detyrë parësore do të ketë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për të shtunën pasdite është paraparë të mbahet një takim i liderëve të LSDM-së, VMRO-s dhe BDI-së, Zoran Zaev, Hristijan Mickovski dhe Ali Ahmeti për të diskutuar për modalitetet tjera të qeverisë. Zgjedhja e kryeministrit të ri pritet të bëhet më 3 janar, ditën kur edhe Zoran Zaev do të jep dorëheqjen.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev menjëherë pas samitit të BE-së në tetor kur Maqedonia e Veriut nuk arritur të merr datën e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''SISTEMI YNË GJYQËSOR KA FAVORIZUAR BUTRRAT PARA GRAVE!'' Rama: Të korruptuarit me kravatë dhe kostum kanë shkelur të drejtat e tyre
Previous article ''MË PYET DJALI I VOGËL KUR DO VISH''/ Nëna e 3 fëmijëve rrëfen mes lotësh pse përfundoi pas hekurave: Isha e vetme, gjendja ekonomike qe e vështirë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT