• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISHENGENI/ Zoran Zaev: Do sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona.
Home
Rajon

MINISHENGENI/ Zoran Zaev: Do sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona.

28 December, 2019 k.autor Rajon

Në intervistën ekskluzive me DW, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbrojtur projektin e debatuar të Mini Shengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

“Esenca e iniciativave të bashkëpunimit rajonal qëndron në kontributin tonë të përbashkët për realizimin e katër lirive të BE edhe në Ballkanin Perëndimor – lëvizja e lirë e njerëzve, e produkteve, e shërbimeve dhe kapitalit në rajonin tonë të përbashkët”, – tha Zaev. “Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativat që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtojnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri maqedonas tha se “iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është as pronë ekskluzive e dikujt dhe as klub i mbyllur. “Ne- tha Zaev, – e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ndërsa Kosova zyrtare thotë se projektet e MiniShengenit janë të përfshira në CEFTA dhe Procesi i Berlinit, Zaev tha mes tyre ka një dallim të rëndësishëm.

“Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në rastin e Mini Shengenit është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese”.

“Ne – tha Zaev, –  kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi”.

Për kryeministrin Zaev, Ballkani ka shumë potencial të pashfrytëzuar në përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal dhe se vendet ballkanike do të fitojnë më shumë respekt dhe mbështetje nga BE, nëse tregojmë lidership politik dhe përkushtim për nxitjen e bashkëpunimit.

“Ne, – tha Zaev, –  duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t’u integruar në BE.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, duke folur për zhgënjimin që solli për vendet e Ballkanit Perëndomorë Samiti i Brukselit, tha se ai ishte ndëshkim i dhimbshëm për të gjithë dhe se ekziston rreziku që vota kundër e Macron mund të kthejë nacionalizmin dhe radikalizmin në Ballkan.

Ndërkohë dje në Maqedoninë e Veriut, pasi dje u bë e qartë se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për zhbllokim të disa ligjeve, i është hapur rruga krijimit të qeverisë së përkohshme e cila do të jetë aktive më 3 janar 2020 dhe se ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të jetë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut.

Spasovski në krye të qeverisë do të jetë deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill të vitit 2020.

Formimi i qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve parashihet me Ligjin për qeverinë ndërsa në të merr pjesë edhe opozita me dy ministra, atë për punë të brendshme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe do të ketë katër poste të zëvendësministrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTËR E VËLLA TË MITUR ZHDUKEN PA LËNË GJURMË/ Familja alarmon policinë
Previous article SKËNDERBEU BËHET GATI PËR JANARIN/ Flet trajneri Daja: Do ketë disa ndryshime...

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT