Mediat Angleze kanë nxejerrë detaje të reja në lidhe me vrasje e shqiptarit të Kosovës Flamur Beqiri. I riu nga Kosova kishte edhe nështetësi suedeze. Ai u ekzekutua në sy të gruas dhe fëmijës së tyre të vogël
Njerëzit që jetojnë pranë vendit të ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna të shoqëruara nga ulërimat e një gruaje që bërtiste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë, shkruajnë mediat Angleze përcjell AlpeNews.al.
Dëshmitarja Vittoria Amati, 60 vjeçe, tha që kishte dëgjuar krisma armësh nga “tetë deri në 10” të shtëna të njëpasnjëshme. “Pastaj dëgjova ulërimat e gruas. Unë dola dhe kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë para derës së tij në një pishinë gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ta mbijetonte. Ju nuk e keni idenë se sa e dëshpëruar dukej gruaja e tij.”
Mediat Angleze raportojnë se Flamur Beqiri ishte vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri. Flamuri ishte producent në Suedi, lindur në Ferizaj dhe njihej me emrin artistik “Alex”./AlpeNews.al




