• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI NË TIRANË/ Tritol pikës së transferimit të parave, në pronësi të tropojanit që u kap në 2018 me kokainë (EMRI)
Home
Breaking News

SHPËRTHIMI NË TIRANË/ Tritol pikës së transferimit të parave, në pronësi të tropojanit që u kap në 2018 me kokainë (EMRI)

27 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vendosur një sasi eksplozivi pikës së trannsfertës monetare në pronësi të Përparim Kalbajt, që në 2018 u arrestua me akuzën e shpërndarjes së kokainës në Bllok, ndërsa tani është i lirë. Sipas policisë, pika e transferimit të parave në ‘Don Bosko’ ndodhet në afërsi të banesës në pronësi të Kalbajt, që mësohet se është nga Tropoja, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pasi ishte vendosur në afërsi të murit rrethues të pikës së transferave monetare në pronësi të 47-vjeçarit. Dyshimet janë se tritoli ka qenë mesazh kërcënues për tropojanin. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor ai ka deklaruar se “nuk kam pasur kërcënime më parë apo persona që mund të dyshoj si autorë të kësaj ngjarje” tha ai.

Në 16 shkurt të vitit të kaluar, ai u arrestua së bashku me tre persona të tjerë në një lloto sportive duke parë ndeshje në Bllok, ndërsa iu sekuestruan 277 gr kokainë. Llotoja sportive ndodhej në rrugën “Nikolla Jorga” dhe sipas policisë, të arrestuarit shisnin kokainë në sasi të vogla, tek persona të ndryshëm në zonën e Bllokut. Një vit më parë policia njoftonte se Përparim Kalbaj me tre personat e tjerë u akuzuan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

“Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi Azis Meta dhe Eri Brami“. Por Përparim Kalbaj tashmë është i lirë. Ai mësohet se më herët është lënë nga gjykata në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa aktualisht është pa asnjë masë sigurie.

Përsa i përket shpërthimit, policia njofton se grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë pikë së transfertës për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''VETË JE FAJTOR QË MORE PJESË NË FESTIVAL, MOS U ANKO''/ Gena i kthehet ndjekësit: Kushdo qofsh...
Previous article FORMIMI I QEVERISË SË KOSOVËS/ Kjo është ftesa që Thaçi i ka bërë Kurtit për takim në ora 13:30

k.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT