Në prag të mbylljes së vitit 2019 nga e cila kanë mbetur edhe katër ditë. Por edhe në këto ditë duhen bërë bilancet për ngarjet që kanë tronditur opinioni publik dhe jo vetëm. AlpeNews.al ka zgjedhur sot të merret me skandalet seksual të cilat shkaktuar një reagim tek qytetarët.
3 shkurt- Një rast i rëndë abuzimi seksual ndodhi në Kavajë. Ka qenë një 14-vjeçare e cila ka denoncuar 12 bashkëmoshatarë të saj se e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me ta përmes shantazhit. (kliko këtu)
10 Korrik– Shqiptarët u tronditën kur mësuan për ngjarjen e denoncuar në “Fiks Fare”. Për 3 vite me radhë, 18-vjeçarja abuzohej rregullisht nga i ati, i cili i thotë të bijës: “Më mirë të shkosh me mua, sesa lart e poshtë”.
Çfarë e bëri edhe më skandaloze dhe problematike këtë fenomen ishte reagime i nënës së vajzës, e cila edhe pasi pa filmimet kërkoi që çështja të mbyllej aty, pasi sipas saj “çfarë u bë, u bë”! (kliko këtu)
19 Shtator– Emisioni investigativ Stop publikoi, rastin e Pedagogut Denis Himci, i cili i kërkonte favores seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse. (kliko këtu)

1 Tetor- Një prej fëmijëve që ka jetuar në shtëpinë e femijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë një vajzë 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve, abuzim i cili ka filluar që në moshën 8 vjeçare. (kliko këtu)
/AlpeNews.al





