• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BOSIT SHQIPTAR NË LONDËR/ Detajet e REJA: Motra e tij modele u martua me “yllin” e Manchester United
Home
Breaking News

VRASJA E BOSIT SHQIPTAR NË LONDËR/ Detajet e REJA: Motra e tij modele u martua me “yllin” e Manchester United

27 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Flamur Beqiri, vëllai i Misse Beqiri, e njohur në Britani mbi pjesëmarrjet e saj në spektaklet televizive “reality”, është ekzekutuar sot me armë zjarri.

Ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij, në Londër.

Flamur Beqiri kishte blerë një shtëpi në Londër me vlerë 1.7 milion euro. Autori i sulmit u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, thanë policët.

Mjekët u përpoqën për të shpëtuar Flamurin, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur një hetim për vrasje, por nuk është bërë ende asnjë arrestim.

Motra e  tij, 29-vjeçarja Misse, më parë ishte martuar me yllin e Manchester United, Anders Lindegaard.

Flamuri më herët kishte ndarë një foto me motrën e tij Missé Beqiri dhe bashkëshortin e saj në Facebook.

Ai ishte i martuar prej pak vitesh. Flamur u takua me gruan e tij Dëbora Krasniqi në Facebook dhe organizoi një martesë luksoze në Tetor 2018, në Liqenin e Como, që bëri bujë edhe në mediat shqiptare.

Misse dhe partneri i saj  morën pjesë në dasmë, ku ajo ndau një video prekëse për 239,000 ndjekësit e saj, gjatë vallëzimit të parë me titullin: “Një dashuri magjike. Urime për mikun dhe vëllain tim më të mirë. Unë ju dua të dyve. Një histori e vërtetë dashurie “.

Sun Online kontaktoi përfaqësuesit e Missé për ndonjë koment mbi ngjarjen. Dokumentet suedeze tregojnë se Flamuri u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. Dëbora lidhur me njohjen dhe historinë e saj të dashurisë me Flamurin ishte shprehur: burri im fluturoi gjatë Krishtlindjes në një shtëpi të madhe në Kitzbuhel, Austri.

“Unë isha në gjumë dhe në 5 të mëngjesit ai kaloi tërë mëngjesin duke mbuluar dyshemenë me 1.000 petale të trëndafilit të kuq”.

“Ai luajti “Magic” nga Cold Play, i cili më zgjoi kur e gjeta në gju në fund të shtratit të rrethuar nga trëndafila. Kjo më vonë u bë edhe kënga e parë e vallëzimit tonë të dasmës.”

Fqinjët e kanë përshkruar vrasjen e tmerrshme. si një “ekzekutim”. Viktima, të cilin fqinjët e përshkruanin si Evropiani lindor, bëhet viktima e 150-të e vrasjeve në kryeqytet këtë vit – më e larta në më shumë se një dekadë.

Të afërmit thanë që çifti kishte dy fëmijë të vegjël, përfshirë një fëmijë të porsalindur. Një fqinj tjetër 44-vjeçar shikoi nga dritarja e tyre e kuzhinës pasi dëgjoi të shtënat me armë në prag të Krishtlindjes, e pasuar nga britmat e gruas së viktimës.

Ai i tha Sun Online: “Ajo kishte lindur kohët e fundit. Bashkëshortja e tij doli dhe e gjeti të ekzekutuar, ndërsa ulëriste.

“Ai ende po merrte frymë. Disa nga fqinjët shkuan atje për ta ndihmuar. Disa infermiere erdfhën, dhe aty ishte edhe një mjek, që po përpiqej t’i mbyllte plagët”.

Misse Beqiri ka luajtur te “Real Housewives of Cheshire”. Vëllai i saj 36-vjeçar, Flamur Beqiri, kishte nënshtetësi suedeze dhe mbante emrin “Aleks”. Flamur Beqiri ishte bashkëthemeluesi i një kompanie regjistrimesh muzikore, duke i pasur qendrat në Londër dhe Stokolm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IDENTIFIKOHET TRUPI I DEKOMPOZUAR QË U GJET NË KURBIN/ 52-vjeçari nga Laknasi ishte larguar nga shtëpia para 20 ditësh (EMRI)
Previous article AKUZAT PËR PROKURORËT E SPAK-ut/ Reagon KLP: Janë njerëzit më të kontrolluar, kaluan testimet

k.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT