• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TENSIONI ËSHTË I SPONSORIZUAR”/ Meta qëndron pas sulmeve ndaj Ramës: Ka rrëzuar tërë…
Home
Politikë

“TENSIONI ËSHTË I SPONSORIZUAR”/ Meta qëndron pas sulmeve ndaj Ramës: Ka rrëzuar tërë…

26 December, 2019 F.autor Politikë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se tensioni në Shqipëri është i sponsorizuar për të defaktorizuar shtetin shqiptar, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po shkatërron gjithë sistemin në vend për protagonizmin e tij.

I ftuar në “360 Gradë” në Ora, Meta tregoi me fakte konkrete se si po e shfrytëzon Serbia këtë situatë.

Meta: Tensioni nuk është i rastësishëm as në Shqipëri. Ndoshta pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar qëllimisht qëndron dëshira që të na paraqesin që shqiptarët nuk bëjnë dot gjë. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi.

-Thatë është i qëllimshëm tensioni midis Shqipërisë dhe Kosovës..

Meta: Tensioni në Shqipëri është i provokuar qëllimisht. Tensioni qëndron tek arbitrariteti i një individi që ka rrëzuar një sistem të tërë në vend me mjaft sukses dhe të gjitha këto dështime kërkon t’i mbulojë duke krijuar edhe debate plotësisht të pa nevojshëm. Është një strategji për të mbijetuar pa rregulla loje përmes presioneve, kapjes së medias, linçimeve.

-Kur ka nisur kjo strategji apo plan i qëllimshëm?

Meta: Këtu kemi të bëjmë me një defaktorizim të Shqipërisë, pa kredenciale demokratike që prej tre vjetësh bën hapa pas në raport me BE-në. Nuk mund të jetë modeli për shqiptarët në rajon dhe për shkak të protagonizmit të një personi që në fund fare i përdor më së miri Serbia në rrafshin ndërkombëtar për t’i paraqitur shqiptarët si revanshistë. Në Serbi kemi drejtues që rehabilitojnë Millosheviçin.

Para dy javësh tha Masakra e Reçakut ishte trillim apo të para dy ditëve të Daçiçit që tha që zhbërja e shtetit të Kosovës është qëllim i Serbisë. Ka avancuar shumë në Uashington, në Bruksel.

Ka përfituar shumë nga dialogu me Kosovën. Ai premtoi se nuk do të bllokonte anëtarësimin e Kosovës dhe përfitoi hapjen e negociatave dhe në fund e shfrytëzoi kundër Kosovës. Këto janë pohime.

Pse duhet që kryeministri i Shqipërisë të thotë në Parlamentin e Kosovës, që në të ardhmen do të ketë një president të përbashkët. Politika e Beogradit e përktheu Shqipëri-Kosovë, një shtet dhe nuk ia vlen ta njihni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Vritet para familjes shqiptari në Londër, motra e tij modele u martua me “yllin” e Manchester United
Previous article ARTUR AJAZI/ Një vit pa opozitë

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT