• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUAM PRESIDENCËN DHE 4 MINISTRI”/ Mustafa tregon kushtet për krijimin e qeverisë së re: Nëse Albin Kurti nuk pranon…
Home
Rajon

“DUAM PRESIDENCËN DHE 4 MINISTRI”/ Mustafa tregon kushtet për krijimin e qeverisë së re: Nëse Albin Kurti nuk pranon…

26 December, 2019 Delo.autor Rajon

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie. Para mediave, Mustafa ka thënë se ata janë të interesuar që vendit t’i japin një zgjidhje, shkruajnë mediat fqinje.

Ai ka treguar se dakordimet janë arritur që të dy partitë të kenë nga pesë ministri, ndërkaq që në momentin që LDK merr presidentin, një ministri e kësaj partie t’i kalojë VV-së.

“Ne mbesim të interesuar që vendit t’i japim zgjidhje. LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, pra pesë ministri për VV-në dhe pesë për ne. Ne në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit. LDK propozon kandidatin për president që plotëson të gjitha kriteret kushtetuese. Ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së presidentit, VV-së t’i jipet një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në qeveri do të mbetet 6 me 4”, ka thënë ai.

“Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante, VV do të ketë më shumë pozita”, ka thënë tutje ai.

Madje, Mustafa ka deklaruar se nëse VV nuk është e gatshme për këtë marrëveshje, atëherë partia e tij do të qëndrojë në opozitë, por është e gatshme që Kurtit t’ia votojë qeverinë.

“Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje, atëherë unë po deklaroj se LDK është e gatshme të heq dorë nga të gjitha pozitat, pra të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja. Shprehim gatishmërinë që të votojmë qeverinë e VV-së pa LDK-në në qoftë se ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne”, ka thënë Mustafa.

“Në qoftë se tërheqemi nga përgjegjësitë ne qëndrojmë në opozitë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për seancën e sotme, për të cilën ka thënë se nëse VV e propozon ndonjë kandidat, atëherë LDK-ja do t’ia votojë.

“Për sot me Kushtetutë i takon që partisë që ka dalë e para ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, ne jemi marrë vesh që nëse del nga ai kandidat, ne do ta votojmë”, ka thënë Isa Mustafa.

“Ne si subjekte politike duhet të jemi të gatshëm gjithmonë për zgjedhje. Mirëpo, unë nuk do të punoj asnjëherë që të shkohet deri atje”, tha ai.

Isa Mustafa tha tutje se çështja e presidentit nuk është se është hapur tani, por se e njëjta ka qenë gjithmonë e hapur dhe në diskutim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS I HUMBISNI/ Këto janë veshjet më të bukura dimërore të Princeshës Diana
Previous article DËSHIRONI TË MBUSHNI BUZËT? Si fillim duhet të lexoni diçka

Delo.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT