• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Nxënësit e shkollave në Kosovë, mbledhin rreth 7700 euro për bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri
Home
Breaking News

TËRMETI/ Nxënësit e shkollave në Kosovë, mbledhin rreth 7700 euro për bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri

26 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Nxënësit e shkollave të Komunës Ferizaj në Kosovë kanë mbështetur bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri. Ministrja Shahini në një publikim në rrjetin social është shprehu mjaft e emocionuar nga ndihma e nxënësve të shkollave të Komunës Ferizaj, të cilët kanë grumbulluar 7760 Euro për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Jam e prekur nga bujaria e nxënësve dhe i falënderoj pafund!” – shprehet ministrja Shahini ndërsa falënderon gjithashtu stafin organizativ të Drejtorisë Komunale të Arsimit Ferizaj, si dhe të gjithë mësuesit e përfshirë bashkë me nxënësit në këtë nismë.

Nisma është iniciuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit Ferizaj dhe ka gjetur menjëherë mbështetjen e mijëra nxënësve, të cilët janë aktivizuar për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria.

Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të përfshira në këtë organizim janë: “Gjon Sereçi”; “Ahmet Hoxha”; “Ganimete Tërbeshi”; “Ismail Qemajli”; “Liman Rekaj”; “Enver Topalli”; “Jeta e Re”; “Pesë Dëshmorët e UÇK”; “Besim Rexhepi”; “Bilall Shala”; Mehdi Xhaferi”; “Visar Dodani”; “4 Prilli”; “Riza Matoshi”.

Ndërsa nga shkollat e mesme të larta janë: “Shkolla e Mesme e Mjekësisë”; Gjimnazi “Dr. Shaban Hashani”; Shkolla e Mesme Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”; Shkolla e Mesme e Muzikës “Çesk Zadeja” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani”.

Të gjithë nxënësit e 19 shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta që janë përfshirë në këtë aktivitet humanitar, krahas mbështetjes së tyre të drejtpërdrejtë humanitare, kanë organizuar edhe aktivitete bamirësie ku kanë përfshirë shumë qytetarë, prindër dhe nxënës në këtë aktivitet solidar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KJO NUK PRITEJ! Allegri nis bisedimet me klubin që turpëroi Realin
Previous article E RËNDË/ Gjendet një trup i pajetë në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit në Korçë, ja kujt i përket (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT