• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “ABC”-ja e “Minishengenit Ballkanik” dhe loja e strucit e liderëve të Kosovës!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “ABC”-ja e “Minishengenit Ballkanik” dhe loja e strucit e liderëve të Kosovës!

25 December, 2019 Redaktor1 OP-ED

Për ti vënë kapakun një debati absurd rreth “Minishengenit Ballkanik”, të shpërthyer në hapësirat shqiptare të komunikimit në Ballkan, të gjithë atyre që e donin këtë radhë armik të Kosovës, Edi Rama u shkroi vetë një letër. Ajo që u kuptua nga të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë, ishte se kjo luftë e pisët, e ka burimin në Shqipëri. Kundërshtarët kryesore të Kryeministrit Edi Rama, e sponsorizuan këtë fushatë, me ndihmën e mediave dhe miqve të tyre në Prishtinë.

Si sebep për të gjithën këtë, shërbeu prania e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në kuadër të takimit të liderëve të rajonit për “Minishengenin Ballkanik”. Takimet e këtij formati ishin zhvilluar më parë edhe në Novi Sad dhe Ohër, por askush nuk kishte thënë asnjë fjalë. Sikundër kjo nismë nuk është as e sotme dhe nuk ka lindur as në Beograd e as në Tiranë.

Ndërkohë që ky teatër absurd luhej para syve të gjithë shqiptarëve, i vetmi që tentoi për të ndalur benzinën që po i hidhej zjarrit, ishte Albin Kurti. Të tjerët, duke nisur nga ish Kryeministrat Hashim Thaçi, Isa Mustafa, ish presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish ministrat e Jashtëm që kanë qenë protagonist të dorës së parë në këtë histori, heshtën. Janë të mirëkuptuar deri në një farë pike, sepse kanë shumë halle personale këto ditë, duke qenë se nuk po e krijojnë dot qeverinë e re të Kosovës!

Pasi bëri lojën e tij, Ramush Haradinaj më në fund foli në Prishtinë: “Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit… U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”.

Përtej kësaj loje politike ku Edi Rama u duhej këtë radhë armik i Kosovës, në mënyrë telegrafike për të gjithë ata që realisht duan të dijnë disa gjëra të thjeshta rreth idesë së “Minishengenit Ballkanik”, po mundohem ti rreshtoj hapat që janë hedhur, për jetësimin e saj.

Në gusht të vitit 2014, Angela Merkel lançoi nismën diplomatike të njohur si “Procesi i Berlinit”. Aty u artikulua për herë të parë ideja që synon të jetësojë në 6 shtetet e rajonit tonë, 4 liritë thelbësore europiane: Lirinë e lëvizjes, mallrave, sherbimeve dhe kapitaleve. Qëllimi sipas Kancelares gjermane ishte “forcimi i bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja, në procesin e integrimit të Ballkanit Perendimor, në Bashkimin Europian”.

Për jetësimin e kësaj ideje, u zhvilluan samitet e niveleve të larta në Vjenë dhe Paris. Derisa në korrik të vitit 2017, në Trieste të Italisë u mblodhën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës. Të pranishëm ishin edhe Kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron, udhëheqës të shteteve të tjera të BE dhe zyrtarët më të lartë të Brukselit.

Takimi u mbyll me arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e “Zonës Ekonomike Rajonale” dhe me nënshkrimin e një plani veprimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Zëri i Amerikës” raportonte se “partnerët e Ballkanit Perëndimor ranë dakord mbi një plan veprimi për të zhvilluar një “Zonë Ekonomike Rajonale” me qëllim të rrisë tërheqjen në rajon të investimeve si dhe për të gjeneruar vende të reja pune.”

Pas kësaj, “Zona Ekonomike Rajonale” u quajt “Minishengen Ballkanik”, një term i huzuar mbi një dekadë përpara, kur kjo iniciativë ishte nisur fillimisht me këtë emër nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Më pas gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në Shqipëri (2005-2013), u ndërmorën nisma dhe takime konkrete për ta jetësuar këtë projekt, me bekimin e Kryeministrit Sali Berisha dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të atëhershëm të Republikës, Bamir Topi.

Fillimisht kur Kosova kërkonte “Shengenin Ballkanik”, nuk donte Serbia. Tani që Serbia është përfshirë në kuadër të Procesit të Berlinit, Kosova refuzon të përfshihet… për momentin. Pas takimit të fundit në Tiranë, liderët e 4 vendeve të Ballkanit Perendimor që morën pjesë, thanë se “Minishengeni Ballkanik” është një “Berlin Plus”. Që do të thotë se integrimi i 6 vendeve të rajonit, nuk e përjashton procesin strategjik të integrimit të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europiam. Përkundrazi.

Kur Kosova të kalojë krizën aktuale politike të krijuar pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të ketë qeverinë e saj të re, në takimet e tjera të liderëve të rajonit, edhe udhehqësit e saj do të ulen në tryezën e “Minishengenit Ballkanik”, ashtu siç janë ulur edhe më parë. Deri atëherë edhe hallet e sotme të liderëve në Shqipëri, që e sponsorizuan këtë fushatë për ta shpallur Edi Ramën armikun e Kosovës, do të kenë marë drejtimin e tyre. Deri atëherë, furtuna e këtyre ditëve do jetë harruar. Sepse të gjithë me siguri do të jenë të zënë me shpalljen e armikut të radhës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZËRI I AMERIKES"/ Korrik 2017, kur u hodhën themelet e "Minishengenit Ballkanik" dhe Kosova ishte DAKORD
Previous article 1 VIT PASI HUMBI TË BIRIN NGA AKSIDENTI/ Rrëfen gjyqtari Berisha: Më sfidoi Zoti...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT