• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI….1 MUAJ MË VONË/ Viktimat, rrënojat, strehimi e deri tek rindërtimi e Konferenca e Donatorëve
Home
Ekskluzive

TËRMETI….1 MUAJ MË VONË/ Viktimat, rrënojat, strehimi e deri tek rindërtimi e Konferenca e Donatorëve

26 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Gjithçka nisi në orën 02:50 të mengjesit të së martës në 26 nëntor kur lëkundjet e para të nje termeti që zgjati pak nxorrën nga banesa disa prej banorëve në Tiranë e Durrës që arriten ti ndjejnë këto lekundje.

Rreth 1 orë më vonë, në 03:54, do të godiste dhe tërmeti me pasojat më të medha në Shqipëri ai i 6.4 ballëve me epiqendër 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Zgjati rreth 30 sekonda.

Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile u nisën menjeherë drejt vendeve të para ku u raportua per dëme materiale. Fatkeqësisht, më pas u mësua se dëme të medha kishte dhe në njerëz.

Herët atë mengjes, vendet mike të Shqipërisë me në krye Kosovën, u nisën drejt vendit për të dhënë ndihmën e tyre.

Pikat më të dëmtuara nga ku dolën edhe viktimat e para ishin në Thumanë,  në zonen e ish kënetës dhe zonën e plazhit në Durrës nga ku dhe ishte epiqendra.

Bilanci i tërmetit tragjik u mbyll me 45 të shpëtuar nga rrënojat dhe 51 viktima.

Mes shteteve që ndihmuan Shqipërinë janë: Kosova, Zvicra, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Serbia, Turqia, Franca, Gjermania, Kroacia, Hungaria dhe Estonia.

U ngritën struktura të posacme për menaxhimin e situatës nga ku ministri Çuci u zgjodh drejtuesi qendror i operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë natyrore për qarkun Durrës.

U krijuan menjëherë zgjidhjet për strehimin e banorëve të mbetur pa shtëpi duke filluar me çadrat në zonat rurale si dhe hotelet apo shtëpitë me qera.

Më pas, Arben Ahmetaj u propozua e dekretua si ministër i rindërtimit.

Me 1 dhjetor, kryeministri mbledh Komitetin e Rindertimit. Në tryezë jane te pranishëm perfaqësues të shoqerisë civile, fondacionet si dhe inxhinierë.

Shifra: Qeveria jep 200 miliardë per rindertimin: 130 nga buxheti të tjerat nga donacionet.

Elvis Naçi mbledh 7 milionë euro nga Fondacioni “Firdeus”.

Arbër Hajdari mbledh rreth 2 milionë dollarë nga Fondacioni “Fundjava Ndryshe”.

Marin Mema mbledh 1.7 milionë dollarë nga “Rrënjet Shqiptare”.

Në 4 dhjetor, kryeministri Rama merr pjesë në samitin e NATO-s në Londër, të cilin ai e shfrytëzoi për të kërkuar ndihmë konkrete për vendin pas situatës së krijuar në vend.

Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni por edhe të intresuar të dinin më shumë.
Bëra bisedë të gjatë me presidentin e Francës, kancelaren, kryeministrin e Hollandës dhe sërë liderësh të tjerë, kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshire dhe e interesuar, kryeministri Conte, i Kanadasë, Erdogan, me presidentin Trump kemifolur, qëllimi është të orgaanizojmë një konference të madhe donatorësh. Reagimet e para kanë pozitive por do punojmë intensivisht”, tha Rama.

Në 8 dhjetor,  Rama mori pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunime ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.

“Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini tju kërkoj falej nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa të Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur tju falenderoj e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”, tha Rama gjatë takimit.

Presidenti i Turqiës, Erdogan flet për 500 shtëpitë: Për 6 muaj deri në një vit do e kemi kryer si punë.

Presidenti i Francës Macron bën të ditur se më 19 ose 20 janar të 2020, do të mbahet Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë.

Ai bëri thirrje për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.

Kryeministri Rama thotë se ndertimet e shtëpive në qytezat dhe lagjet e reja në Tiranë, Durrës e Kurbin do të nisin në mars.

Brenda një viti pritet të marrë forme projekti i rindërtimit që do të zgjasë edhe në vitet pasues.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOLIDARITETI/ Autokolona me 300 ton ndihma niset nga Bosnja për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Previous article PANIK NË FAMILJE/ Burri KËRCËNON me jetë gruan. Ndërhyn policia

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT