• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSHTETUESJA/ Përplasja e Metës me Dvoranin. Gjykata aktualisht në dorën e 4 grave
Home
Aktualitet
Drejtësi

KUSHTETUESJA/ Përplasja e Metës me Dvoranin. Gjykata aktualisht në dorën e 4 grave

25 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj 4 anëtarë, 3 prej të cilave të emëruara gjatë kësaj vjeshte pas një procesi 1-vjeçar përzgjedhje të KED-së.Betohen anetaret e Kushtetueses

Vitore Tusha, si anëtarja më e vjetër dhe e vetmja, e cila ia doli të kalojë procesin e vetingut nga trupa e parë e gjyqtarëve, ka kompetencat e kryetarit të kësaj Gjykate.

Në përbërje janë edhe 3 gra të tjera, Marsida Xhaferllari, e zgjedhur nga Presidenti, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, të zgjedhura nga Kuvendi.

Ndërkohë, anëtari tjetër i zgjedhur nga Presidenti, Besnik Muçi, nuk ia doli me sukses në procesin e vetingut, pasi u shkarkua nga Shkalla e Dytë Kushtetuesja duhet të kompozohet me 9 anëtarë në total, ku 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 të tjera nga Gjykata e Lartë.

Në kushtet kur kjo e fundit është ende jashtë funksionit, pas shkrirjes nga vetingu, do të jenë Kuvendi dhe Presidenti që do vazhdojnë punën për emërimet që i kanë mbetur.

Ndërkohë, procesi i ringritjes së Kushtetuese “përplasi” juridikisht Institucionin e Presidentit me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky i fundit u akuzua për krijimin e ngërçit në emërimin e kandidatëve të miratuar.

“Dërgimi i listave në të njëjtën kohë, çon në shkelje të Kushtetutës”, tha Presidenca dy muaj më parë, ndërsa me anë të një kallëzimi të bërë në Prokurorinë e Tiranës, akuzoi Dvoranin për “Shpërdorim detyre” dhe “Marrje të kompetencave”.

Ardian Dvorani është pjesë edhe në KED që do zhvillojë punën në 2020, ndërsa aktualisht Prokuroria është duke kryer verifikime për pretendimet e Presidencës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLUBI DHE TRAJNERI ZIDANE MARRIN VENDIMIN/ Ja çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit
Previous article AS "JASHTËTOKËSORI" AS CR7/ Ja sportisti më i pasur i dekadës në botë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT