• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREKA E KRISHTLINDJES PËR NJERËZIT N3 NEVOJË/ Veliaj: Na pret një vit i ri me më shumë punë dhe suksese
Home
Sociale

DREKA E KRISHTLINDJES PËR NJERËZIT N3 NEVOJË/ Veliaj: Na pret një vit i ri me më shumë punë dhe suksese

25 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

E kthyer në një traditë të bukur për qytetin në çdo festë fetare, Bashkia e Tiranës zgjodhi që edhe Krishtlindjen, këtë festë të rëndësishme për besimtarët e krishterë, ta kalojë pranë njerëzve në nevojë. Të gjitha mensat sociale të Bashkisë së Tiranës shtruan një drekë festive, ku veç një vakti të ngrohtë, familjet dhe personat në pamundësi ekonomike, morën shumë dashuri nga stafi dhe vullnetarët që shërbejnë aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën e Krishtlindjes në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit, ndërsa uroi qytetarët t’i kalojnë gëzuar festat e fundvitit dhe një vit të ri të mbarë.

“Doja të ngrija një dolli për të gjithë ju, për të gjithë ata që shërbejnë, për ata që ndihmojnë, që nga bujaria e tyre kanë kaluar këtë kohë festash, kohë Krishtlindjesh, kohën e Vitit të Ri me njerëzit në nevojë. Dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar festat, një vit të mbarë, shumë suksese! Jam i bindur se 2020 do jetë një vit shumë më i bukur, pas këtij viti të vështirë, me shumë sfida, vuajtje, me shumë histori të dhimbshme, ku besoj se na pret një vit i ri me më shumë punë, gëzime dhe për të kaluar këto kujtimet e këqija të këtij viti, por edhe për të ndërtuar një Tiranë akoma më moderne dhe akoma më solidare”, uroi kryebashkiaku Veliaj.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për bizneset apo individët e ndryshëm, të cilët ndonëse nuk e kanë të detyrueshme, gjejnë mundësi dhe kohë që të jenë solidarë me të pamundurit dhe ata në nevojë, siç ishte rasti i emergjencës që krijoi tërmeti i shtatorit dhe ai i nëntorit.

Veliaj nënvizoi se solidariteti dhe fëmijët janë garancia më e mirë se Tiranën e pret një e ardhme shumë më e mirë.
“Nëse Tirana ka gjithmonë e më shumë qytetarë që pavarësisht çfarë pune kanë, çfarë misioni kryejnë, ku e kanë kontratën e shërbimit të tyre, bëjnë diçka edhe për komunitetin, qyteti do jetë edhe më i mirë. Jam besimtar i madh i faktit se ky qytet e ka të ardhmen te fëmijët; nëse fëmijët rriten me këtë ndjesi solidariteti, nëse fëmijët sot janë mirënjohës, nëse fëmijët mësohen me kulturën e shërbimit, dalin me 10-ta, por ndihmojnë edhe komunitetin, atëherë realisht ky qytet ka një të ardhme, pavarësisht shumë sfidave”, u shpreh ai.

Veliaj solli në vëmendje se treguesi më i mirë i këtij solidariteti ishte pikërisht periudha që shoqëroi dy tërmetet e fuqishme që goditën kryeqytetin.

“Këtë vit u goditëm nga dy tërmete, përmbytje e shumë vështirësi të tjera, por nga këto sfida zbuluam se ky qytet ka edhe shumë dashuri, shumë mirënjohje, përkrahje, ka edhe shumë solidaritet, mirësi, shumë bujari, ndaj ndonjëherë jo vetëm që bëjmë mirë që i kujtojmë gjërat e vështira, por eja kujtojmë edhe gjërat e bukura! Unë besoj se pas gjithë këtyre vështirësive që kaluam, zbuluam sa shumë dashuri dhe mirënjohje ka brenda nesh. Vitin tjetër Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Imagjino sa shumë! Por, në jetën e qyteteve, 100 vjet janë vetëm fillimi, ndaj Tirana sapo ka filluar të jetë një superkryeqytet”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN RITMIN E KËNGËS SË SAJ/ Emina Cunmulaj e thotë troç se cilën nga vajzat mbështeti në festival: Fituese gjithmonë në...
Previous article FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Vuante nga sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-arbitri shqiptar i UEFA-s... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT