Dreka e Krishtlindjeve ka gjetur në çadër familjen me 6 anëtarë në Gjorm të Laçit ndërsa kushtet nuk e kanë penguar të vënë dekoret dhe pemën e festave të fundvitit. Të vendosur në çadër që prej tërmetit të 26 Nëntorit, ata janë vizituar ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama i cili i ka dhënë edhe lajmin e mirë se shtëpia e tij është mes 500 apartamenteve që do të ndërtohen nga shteti turk. Rama i prezantoi edhe projektin e 500 shtëpive të cilat siç ai tha, do e bëjnë Laçin një qytet model.
Rama: U goditët keq.
Kryefamiljari: Na goditi
Rama: Sa më pëlqën që i shërben grave
Kryefamiljari: Sa të jesh ti, se kur të ikësh ti
Kryefamiljari: Në daç, ma bëni shtëpinë, në daç jo, mua më ka rënë telebingo se më ka ardhur kryeministri në shtëpi, se shtëpinë ma ka prish Zoti, jo ti. Mua më kanë respektuar këta të bashkisë, nuk ia humb kot
Rama: Unë e kam parë projektin. Do e bëjnë këta të Turqisë, ato 500 apartamentet. Kjo është zona e studiuar. Këtu janë projektet. Kjo është një godinë. Është kryevepër, është fantastike. Kap edhe pjesën e spitalit. Do prishen të gjithë ato konviktet. Do bëhet Laçi një qytet model.


