Lulzim Basha ka uruar besimtarët e Krishterë nga qyteti i Durrësit. Basha foli për mediat dhe bëri thirrje për bashkim, në mënyrë që të përballohet çdo e keqe.
Fjala e Bashës:
Nga Kisha e Shën Palit dua ti uroj besimtarëve të krishterë të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Krishtlindje të gëzuara. Kjo festë sjelltë besim, shpresë dhe iua mbushte zemrat me dritë gjithë shqiptarëve. Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata në nevojë, në veçanti për ata më të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe qoftë kjo festë, kjo ditë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar cdo të keqe dhe për të dalë në ditën e begatisë dhe bekimit të zotit.
Duke se Basha fjalët që jep në këto raste, ngjallin shpresës por me vepra ai akoma nuk e ka dëshmuar se do bashkohet për të ndihmuar të prekurit e tëmetit. Kanë qenë të shumta thirrjet e kryeministrit Rama ku i kërkonte Bashës që të bëhemi bashkë për ta kaluar këto tragjedi.
Por reagimet e liderit të opozitën kanë qenë refuzimi duke i cilësuar si propaganda. Kjo fjala e bashkimit që përdor lideri i opozitës është të bashkohemi në proteste dhe jo për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti.
/AlpeNews.al


