• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MINISHENGENI BALLKANIK”/ Nisi nga presidenti Topi u punua “fshehtasi” nga Berisha, OK i Merkel dhe faktorizimi nga… (FOTO)
Home
Ekskluzive

“MINISHENGENI BALLKANIK”/ Nisi nga presidenti Topi u punua “fshehtasi” nga Berisha, OK i Merkel dhe faktorizimi nga… (FOTO)

25 December, 2019 k.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Edi Rama është vënë këto ditë në qendër të sulmeve nga opozita shqiptare dhe nga analistë Kosovar, për Samitin e “Mini-Shengenit” të mbajtur në Tiranë. Por ideja e minishengenit Ballkanik nuk e shpiku Rama por ka viti që është punuar nga qeveria e kaluar shqiptare dhe kjo e sotmja. Ideja e këtij unioni ka lindur me Qeverinë e Berishës ku president ishte Bamir Topi.

1. Takimi midis Bamir Topit, Fatmir Sejdiu, Gjorgje Ivanov, Filip Vujanović

10 VITE MË PARË/ Balla: Si ranë dakord “tradhëtarët” Fatmir Sejdiu dhe Bamir Topi për krijimin e Mini-Shengenit Ballkanik

 Para 10 vitesh liderët e katër vendeve të rajonit, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë, Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanović u mblodhën në  Prizren më 26 qershor 2010 në kuadër të Mini-Samitit të tretë ballkanik, ku shprehën edhe gatishmërinë e tyre për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik si dhe adresuan gatishmëri dhe mesazhe bashkëpunimi.

2. Qeveria Berisha punoi për këtë nismë:

Image result for berisha me ministrin per minishengeni ballkanik

Qeveria Berisha mbështeti dhe punoi në fshehtësi për projektin e propozuar nga Mali i Zi, me pëlqimin e Serbisë, për krijimin e Unionit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si plani (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës ishte parashikuar që të ishin: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. Projekti i diskutuar në fshehtësi deri në vitin 2013, kur PD u rrëzua nga pushteti, parashikonte parlament të përbashkët me qendër në Serbi, ku çdo vend anëtar përfaqësohet me nga 10 deputetë, polici të përbashkët ballanike, politika të përbashkëta ekonomike, koordinim në sistemet arsimore të edukimit, luftë e përbashkët ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, plan për ruajtjen e tregut rajonal, financim i projekteve me interes rajonal, bashkëpunim për rrugët energjetike, zonë unike për shkëmbimin e njerëzve dhe kapitalit, thjeshtësimin e procedura për kalimin e kufijve, leje të pasaportave etj.

3. Merkel OK për “minishengen ballkanik”

Image result for merkel me lideret e ballkanitNë fakt nisma për krijimin „de jure” dhe „de facto” të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re. Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Merkel, në gusht 2014, kur lanҫoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Baza e nismës së tanishme janë marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, por të parealizuara, gjatë 5 viteve të këtij procesi. Liderët e 4 vendeve të BP thanë njëzëri në samitin e Tiranës se Mini- Schengeni është një „Berlin  plus”.

4. Nisma për të ardhmen:

Kryeministri Rama theksoi se:Kjo nismë është gjithëpëfshirëse,nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht. Katër vendet e rajonit kanë hapur derën edhe për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën që kanë nevojë për zhvillim. Refuzimi është vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik. Kjo nismë është urë mes së shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara na ndan, e ardhmja na bashkon. Vetëm duke bashkëpunuar shërojmë plagët e të shkuarës.

Në samitin e Tiranës morën pjesë përfaqëquses të Komisionit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankës Europiane të  Investimeve që po mbështesin nismën e Mini-Schengenit Ballkanik.

/AlpeNews.al

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRBLIMI PËR PENSIONISTËT/ Datat kur mund të tërhiqen! ISSH: Paratë nuk humbasin nëse nuk i merrni brenda vitit
Previous article KRISHTLINDJET NË FIER/ Politika dhe besimtarët bëhen bashkë në Kishën e Shën Gjergjit

k.autor

Postime të ngjashme

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT