Nisma për minishengenin Ballkanik është kritikuar nga segmente të opozitës dhe nga politikanë të Kosovës të cilët refuzuan të marrin pjesë në këtë samit.
Presidenti Meta i cili në shumë raste shfaqet pranë liderëve të Kosovë si duke vrapuar, duke ngrënë darka apo edhe në takime zyrtare nuk ka folur rreth këtij debati. I pyetur nga mediat ai tha se: Nuk kam asnjë koment paraprak, cdo iniciativë rajonale është pozitive sidomos kur prodhon më shumë rezultate se debate.
Kjo politikë e ndjekur nga presidenti nuk është as në favor të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ishte data 9 korrik 2019 qeveria shqiptare anuloi pjesëmarrjen në një samit për bashkëpunimin rajonal që u mbajt në Bosnjë-Hergovinë, në solidaritet me Kosovën të cilën nuk e njeh si shtet.
Ky skandal i kreut të shtetit shqiptar u cilësua si i pari i këtyre përmasave në dy dekadat e fundit që pas çlirimit të Kosovës. Pasi presidenti shfrytëzoi përplasjet që kishte me qeverinë në “kurriz” të Kosovës edhe pse çdo politika nga Shqipëria i majtë apo i djadhtë kanë patur një qëndrim kur bëhej fjalë për Prishtinën.
Çfarë ndodhi me samitin e Bosnjës:
Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj deklaroi, vendosi të bojkonte këtë samit duke u solidarizuar me Kosovën, pasi Sarajeva i kishte kërkuar presidentit Hashim Thaçi që të mos përfaqësohej si kryetar i shtetit të Kosovës, pasi Bosnja nuk e njeh si shtet Kosovën.
Edhe pse institucionet shqiptare u solidarizuan me Kosovën, i vetmi që nuk e vrau mendjen ishte Meta i cili për “inat” të qeverisë shqiptare vajti të tregoj forcën në Sarajvë. Kjo lëvizje e Ilir Metës nuk u cilësua si tradhti dhe pyetja që shkon pse heshtën politikanë kosovar, shqiptar dhe analistët me këtë skandal.
AlpeNews


