Një makinë u dogj ditën e djeshme në zonën e Skelës në Vlorë. Makina ishte në pronësi të shtetases A.K.
Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorin e djegies së qëllimshme. Mësohet se autori i ngjarjes është djali i pronares së makinës, 23 vjeçari K.K.
Bëhet me dije se i riu e ka djegur makinën për motive të dobëta.


