• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çudia në politikën shqiptare, PS punon sikur është në opozitë, opozita si të ishte në qeveri!   
Home
Ekskluzive

Çudia në politikën shqiptare, PS punon sikur është në opozitë, opozita si të ishte në qeveri!   

24 December, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ka një paradoks të madh në përditshmërinë e aktivitetit politik të partive shqiptare. Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, Edi Rama deklaroi se e gjithë struktura e PS kishte hyrë në një proces riorganizimi për zgjedhjet e 2021, duke u shprehur se “nuk mund të presim, që dikush të zgjohet nga gjumi”.

Mesazhi i qartë dukej se i drejtohej Kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i shquar për një qasje të fjetur, si gjatë kohës që drejtoi Bashkinë e Tiranës, por edhe tani në drejtimin e PD. Mënyra se si ai po kërkon që ta rikthejë opozitën në pushtet, të bën të mendosh se është e pazakonte për një lider me ambicjen për ti ofruar shqiptarëve alternativën e vet.

Partia Socialiste gjatë 2020, jo vetëm u angazhua për zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 Qershorit, por edhe pas tyre në shtator, me fillimin e sezonit të ri politik, u fut në një proces të brendshëm, për një reformim të thellë. Në çdo Organizatë Socialiste, ka nisur të bëhet sipas një modeli të ri politik, me dy bashkryetarë, ku njëra është domosdoshmërisht grua.

Sot është miratuar në Kryesi, edhe lista e kandidatëve zyrtarë për kryetar të PS, në të 61 bashkitë e Shqipërisë. Më 29 shkurt 2020, socialistët do të mblidhen në Kongresin e tyre, për të ripërtërirë strukturat kryesore drejtuese të saj. Një proces, që i jep mundësi më pas gjithë trupës së PS, nga qendra në bazë, të nisë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të radhës, në qershor të 2021.

Në Partinë Demokratike, prej muajsh e vitesh jo vetëm që nuk ka asnjë proces të tillë të riorganizimit të brendshëm, por ka ankesa të vazhdueshme e amulli në procesin e ripërtëritjes së krerëve të degëve lokale. Kohët e fundit, mediat kanë raportuar një seri incidentesh, në mbledhjet e strukturave të brendshme të PD. Gjë që tregon temperaturën e një partie të përçarë, pa frymën dhe entuziazmin e nevojshëm, që garanton suksese në garat e ardhshme elektorale.

Shumë demokratë dhe drejtues të vjetër të kësaj partie, janë ankuar për mungesën e meritokracisë së përfaqësimit dhe për moszbatimin e normave të statutit të PD, në mbledhjen e strukturave drejtuese të saj. Mungesa e një programi alternativ qeverisje nga ana e opozitës, pafuqia e saj për të organizuar protesta, dalja jashtë Parlamentit, lënia e demokratëve pa përfaqësim në pushtetin lokal, dënimet dhe akuzat e drejtësisë për lidershipin e PD në qendër, e kanë dobësuar shumë peshën e saj në jetën publike dhe opinionin shqiptar.

Ironia është se PS që ndodhet prej 6-7 vjetësh në pushtet, duket e motivuar në mobilizimin e saj, sikur të ishte në opozitë. Ndërsa PD në opozitë, pa përfaqësim në asnjë pushtet, duket e përgjumur dhe e dhjamosur, sikur të ishte duke ikur nga pushteti. Ky kontrast, bën të mendosh se PS po përgatitet për të fituar një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet e 2021, ndërkohë që PD duket ende e pamotivuar dhe e pafrymëzuar, për tu rikthyer në qeverisjen e vendit.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRISHLINDJA/ Frendo mesazh abuzuesve: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet
Previous article REJA RINOVON ME SHQIPËRINË/ Zbulohet data kur mbaron gjithçka

Redaktor1

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT