• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLITIKA DO TRU JO MUSKUJ/ Koha që “MENDJE-HUNJTË” të largohen nga skena (FOTO)
Home
Politikë

POLITIKA DO TRU JO MUSKUJ/ Koha që “MENDJE-HUNJTË” të largohen nga skena (FOTO)

23 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

U desh samiti i “Minishengenit Ballkanik” të zhvillohej në Tiranë, që në të dy anët e kufirit të shpërthente një histeri e vërtetë kundër këtij bashkëpunimi normal dhe të kërkuar.

Nënvizojmë se është i kërkuar për vetë faktin se iniciatore e kësaj nisme ka qënë vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel përmes “Procesit të Berlinit”.

Madje është një bashkëpunim i kërkuar dhe nga vetë shqiptarët të ndarë në pesë shtete, të cilët kërkojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kulturave respektive.

Një proces i tillë do të lehtësonte në maksimum komunikimin mes shqiptarëve por dhe do të ishte në të njejtën linjë me filozofinë e vendeve të BE për integrimin hap pas hapi të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Europën e Bashkuar.

Por u desh samiti i Tiranës dhe në veçanti vizita jo për herë të parë në Tiranë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç që politika dhe skalioni i saj në media në të dy anët e kufirit, të aktivizohej në një debat të paperceptueshëm, duke nxjerrë pas kësaj “dehjeje” kolektive atë çfarë ka ruajtur për vite e vite me radhë “barku” politik dhe jo vetëm.

Në mungesë të filozofisë së bashkëpunimit që me sa duket nuk ka zënë vend ende në mendjen e elitave politike dhe mediatike, si dhe për shkak të varfërisë së kauzave politike në të dy shtetet shqiptare në rajon, janë kapur pas “minishengenit” për të artikuluar qëndrime politike.

Mes akuzave për “tradhëti” dhe “thikë pas shpine ndaj Kosovës” që hidhen për konsum politik nga politika në Kosovë dhe në Shqipëri, kryesisht nga opozita e re në Prishtinë, dhe ajo e “stazhionuar” në Tiranë, vihen re dhe deklarata të tipit “Haradinaj po ta shohë në rrugë e rreh Ramën, s’është Lul Basha ai që të lejojë talljen”, “Albin Kurti nuk është Basha, i vjen hakut Ramës”.

Qëndrime të tilla parapolitike pasojnë ato të kohëve më parë, të presidentit Ilir Meta që kërcënonte se “Unë s’jam Gruevski, jam Avni Rustem dhe Mic Sokol”, “Nuk trembem nga askush, pasi jam malësor skraparli, kam lindur në majë të malit”. “Nuk e njoh frikën”.

Nuk është problemi që deklarata të tilla kërcënuese, bazuar në teorinë e “muskujve” i lëshojnë vetëm liderët e përmendur më sipër, por i ndjek pas në progresion gjeometrik dhe tërë skalioni i militantëve dhe mediave që i mbështesin dhe që ka dyshime se financohen prej tyre.

Madje qëndrime të tilla shoqërohen dhe me pozime duke bërë alpinizëm nëpër malet e Shqipërisë, duke dalë me brekë në bregdet si për të ekspozuar trupin, apo duke bërë “pompa” përkrah forcave të sigurisë, elementë të një adoleshencë të hershme, ndoshta të pajetuar.

Që nga Ezopi dhe filozofë të tjerë të mëvonshëm dhe aktualë, kanë këmbëngulur se bukuria e mendjes është ku e ku më e mirë dhe më efikase se ajo e trupit.

E thënë me fjalë të thjeshta dhe të absorbueshme për qytetarët e thjeshtë, thënie të tilla përkthehen në atë që shqiptarët e thonë në mënyrë të troçtë se “politika do tru dhe jo muskuj e shpatulla”.

Qeverisja me gjuhën e forcës dhe kauzat politike të mbështetura në strategjinë e muskujve dhe huliganizmit dhe jo në mendimin e artikuluar përmes dijes, kanë sjellë trauma jo vetëm në Shqipëri por dhe në vendet e tjera të rajonit tonë.

Kjo ka sjellë në emergjencë largimin sa më parë të këtij soji politikanësh pa tru, “mëndje-hunj” dhe që edukim bazë kanë pasur sportin e forcës, pasi jemi në shekullin e 21-të.

Nës Europë nuk shkohet me sllogane të tilla, me qëndrime parapolitike dhe përmes strategjisë së forcës, e cila është si “uthulla që thyen enën e vet”. Eshtë koha për të vënë në punë trurin tani./TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHBA QËNDRON KRAH SHQIPËRISË"/ Amerika dhuron për FA mbi 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash (FOTO)
Previous article ''TA ÇOJMË ELVANËN NË EUROVIZION''/ Fansat e këngëtares protestë para RTSH-së, nisin peticion për të ndryshuar fituesin e festivalit

k.autor

Postime të ngjashme

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT