• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NË MJETIN E ALBERT KULIÇIT/ Prokuroria e Vlorës: Akt kriminal, po synojnë ta intimidojnë në luftën kundër…
Home
Aktualitet
Drejtësi

TRITOLI NË MJETIN E ALBERT KULIÇIT/ Prokuroria e Vlorës: Akt kriminal, po synojnë ta intimidojnë në luftën kundër…

23 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Vlorës ka reaguar pas tritolit që iu vu makinës së prokurorit Albert Kuliçi. Akuza e Vlorës e konsideron këtë ngjarje si një sulm për shkak të funksionit dhe detyrës së prokurorit Kuliçi.

Sipas Prokurorisë, sulmi ndaj Kuliçit është një akt i rëndë kriminal, që synon të cënojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit.

Reagimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas ngjarjes së rëndë dhe kriminale, të ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 21.12.2019, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozive, vendosur në mjetin me targa AA583OO, në pronësi të prokurorit, z. Albert Kuliçi, me detyrë zv/ Drejtues i kësaj prokurorie, si dhe pas analizimit të detajeve të ngjarjes, e konsideron këtë ngjarje si një sulm të drejtuar ndaj këtij prokurori për shkak të funksionit dhe detyrës së tij.

Ky është një akt kriminal, i papranueshëm me sistemin tonë të drejtësisë, parimet e Shtetit të së Drejtës, vlerat dhe parimet shoqërore, që synon të cënojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, dënon rëndë akte të tilla kriminale, të cilat në thelb dëmtojnë rendin dhe sigurinë juridike.

Duke mbështetur kolegun tonë në vijim, trupa e Prokurorëve të kësaj prokurorie, në respektim të ligjit dhe parimeve Kushtetuese, do të jetë gjithmonë e pa ndikuar në luftën pa kompromis kundër krimit. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA MALUMA TEK J BALVIN/ Kejvina tregon mesazhet që i kanë dërguar VIP-at botërorë
Previous article “TI JE FAMILJE HAJDUTI!” Pronat fusin në sherr dy burrat, ofendime dhe të pështyra (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT