• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“THE ECONOMIST”: Republika në grevë”, ankthi i pensioneve po e çon Francën sërish drejt protestave
Home
Nderkombetare

“THE ECONOMIST”: Republika në grevë”, ankthi i pensioneve po e çon Francën sërish drejt protestave

22 December, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Ankthi i pensioneve po e çon Francën sërish drejt zhvillimit të protestave dhe grevave në rrugë. Tani për tani, grevistët dhe protestuesit gëzojnë mbështetje të madhe popullore

Situata kaotike reflektohet në çdo cep të Francës, në rrugë, në stacionet hekurudhore në shkolla, etj. Gjendja është bërë edhe më e rëndë pas shpërthimit më 5 dhjetor të një greve të përgjithshme kundër reformës së ardhshme të pensioneve, shkruan The Economist.

Në ditën e dytë të grevës, SNCF, ndërmarrja kombëtare hekurudhore, anuloi nëntë në dhjetë trena. Dhjetë nga 16 linjat e Metrosë së Parisit, u mbyllën plotësisht. Mësuesit, stafi i spitalit, punëtorët e rafinerisë së naftës dhe madje edhe avokatët premtuan se do të ishin pjesë e një grevës. Një e treta e shkollave në Paris u mbyllën.

Sipas numrit zyrtar, 800,000 njerëz iu bashkuan demonstratave në të gjithë vendin. Kjo pjesëmarrje është më e vogël se ajo e grevës paralizuese të vitit 1995, që e detyroi qeverinë e Alain Juppé të ndryshojë një reformë të planifikuar të pensioneve.

Edhe pse më e ulët në pjesëmarrje në krahasim me atë të vitit 1995, shifra e mësipërme përfaqëson një bashkim të fortë të forcës së sindikatave që nga momenti kur Emmanuel Macron u zgjodh President në vitin 2017. Kohët e fundit ato u shfaqën në formën e protestave të dhunshme të jelekëverdhëve të cilat e detyruan z. Macron të tërhiqej. Të njëjtën gjë shpresojnë të arrijnë edhe protestat aktuale.

Grevat aktuale kanë shpërthyer kundër planit të fundit të z. Macron në drejtim të pensioneve. Sipas tij, nuk do të frenohen aspak shpenzimet e përgjithshme për pensionet, që arrijnë në 14% të PBB-së në Francë, krahasuar me një mesatare prej 8% të OECD.

Plani synon të bashkojë 42 regjimet e ndryshme të pensionit të detyrueshëm në Francë, në një sistem të vetëm me bazë pikësh. Ideja është që rregullat të bëhen më transparente, më të thjeshta dhe më të drejta. Ata që e kanë lënë në mes karrierën e tyre apo kanë punuar për një kohë të gjatë në punë të ndryshme me kohë të pjesshme, do të përfitojnë nga ky sistem i ri, pasi edhe këto punë me shtrirje të shkurtra kohore do të fitojnë pikë.

Arsyeja e këtyre protestave dhe grevave kolektive është e trefishtë. Së pari, ndryshe nga paraardhësit e tij, z. Macron ka vendosur ta përdorë këtë reformë për t’i dhënë fund pensioneve me privilegje të veçanta, të ashtuquajturat “regjime speciale”, të cilat ai i etiketon se “i përkasin një epoke tjetër”. Në të vërtetë, disa regjime, siç ai që përfshin Operën e Parisit, datojnë që në shekullin e 17-të nën drejtimin e Louis XIV.

Natyrisht, përfituesit e këtyre skemave, të tilla si shoferët e trenave që mund të dalin në pension në moshën 50-vjeçare, nuk do të heqin dorë lehtë prej tyre. Së dyti, sistemi i përgjithshëm i Francës do të përballet me një deficit prej 8-17 miliardë euro (8.8-18.8 miliardë dollarë amerikanë) deri në vitin 2025, sipas institucionit zyrtar të pensioneve. Por disa prej këtyre kategorive janë menaxhuar mjaft mirë.

Kështu, për shembull, avokatët kanë frikë se pensioni i tyre do të “vuajë” në rast se do të miratohet skema e përbashkët e pensioneve. Ata i shqetësohen faktit se do të kontribuojnë më shumë për të njëjtat të drejta që gëzojnë sot. Së treti, qeveria ka shpenzuar kaq shumë kohë mbi konsultimet për këtë reformë të pensioneve, saqë ajo përfundoi duke shkaktuar më shumë ankth sesa dashamirësi.

Askush nuk e di se cilat do të jenë të drejtat e tyre në të ardhmen. Qeveria, e mbushur me teknokratë të zgjuar (vetë z. Macron është një prej tyre), gumëzhin në një zhargon të pakuptueshëm mbi reformën e re të pensioneve. Z. Macron ka vendosur që të rritet mosha minimale e pensionistëve. Por shumë njerëz dyshojnë se, kjo gjë do të realizohet. Sipas një sondazhi të fundit, 57% e francezëve nuk e besojnë këtë gjë. Mosbesimi dhe konfuzioni në nivele të larta ua lehtësojnë punën kundërshtarëve politikë.

Mbështetësit e këtyre grevave nuk përfshijnë vetëm shumicën e sindikatave të mëdha, por edhe mbështetës të Partisë Socialiste dhe të Frontit Kombëtar të Marine Le Pen. Qeveria pritet të njoftojë rregullat e reja të pensioneve përpara fundit të këtij viti. Se çfarë ajo do të vendosë do të varet nga niveli i agresivitetit të këtyre protestave dhe nga numri i pjesëmarrësve të tyre.

Sot 64% e francezëve thonë se i mbështesin grevat e pensioneve. Me këtë lloj proteste, dhe në kontrast me ato të jelekëverdhëve, të paktën qeveria ka sindikata të cilave mund t’u drejtohet për të komunikuar ndryshimet e mëtejshme. Por fatkeqësisht, Presidenti nuk gëzon aspak mbështetje në popull dhe zakonisht sindikatat priren t’i japin atij “një mësim të mirë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME NË SERIE A/ Me portën e boshatisur, shikoni se çfarë ka humbur sulmuesi i Brescias (VIDEO)
Previous article TRIUMFOJNË KAMPIONËT E HOLANDËS/ Ajax luan "tenis" dhe e mbyll vitin në krye i vetëm

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT