• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY FYTYRAT E ILIR METËS/ Në korrik i tregoi “DHËMBËT” Sorosit, kurse pas takimit me DJALIN e tij paska folur për drejtësinë
Home
Ekskluzive

DY FYTYRAT E ILIR METËS/ Në korrik i tregoi “DHËMBËT” Sorosit, kurse pas takimit me DJALIN e tij paska folur për drejtësinë

22 December, 2019 k.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Data 2 korrik 2019 ishte dita kur Ilir Meta me një zë kërcënues pas zgjedhjeve të qershorit, doli një konferencë për mediat dhe foli për George Sorosin.

Presidenti ishte i ashpër atë ditë ndoshta nga “vapa e korrikut”, dhe foli me tone të larta ndaj miliarderit Amerikan .

Fjala e presidentit Meta 2 korrik 2019:

“Unë do t’i them zotit Soros, t’i gëzojë ato miliardat e veta! Shqipëria është vërtet një vend i vogël për për përmasat e tij, ndaj të vazhdojë të investojë në tregje të mëdha sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit! Është i racës së politikanit të tipit Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi, etj. Jam i gatshëm në çdo moment të bëj testin e shëndetit mendor dhe mbas kësaj krize duhet të vendosim në Kushtetutën e Shqipërisë, urgjentisht, testin e…”, thoshte Presidenti Meta.

20 dhjetor 2019 presidenti Meta pret në takim djalin e miliarderit Amerikan, Alex Soros. Takimi është publikuar nga zëdhënësi i presidenti i cili tha:

“Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.”

Ditën e sotme ka reaguar vetë presidenti Meta ku ka sqaruar takimin me djalin e Sorosit:

Një përgjigje për mikun tim Prof. Kastriot Islami dhe gjithë të tjerët!

I mirëkuptoj reagimet emocionale të sinqerta apo të nxitura, lidhur me takimin tim me z.Aleksandër Soros, Zëvendëspresident i Fondacionit “Shoqëria e hapur”, të bërë publik nga Zëdhënësi im z.Blushi.

Nuk më dukej me vend të reagoja ndaj tyre, por pas shkrimit të z.Islami, i cili veçse intelektual i njohur, është edhe ish-ministër i Jashtëm, më duhet të sqaroj disa rrethana dhe të shuaj çdo keqkuptim.

Unë nuk i di arsyet e vizitës së z.Soros në Tiranë, dhe as kam pyetur për to, pasi Shqipëria është e hapur për t’u vizituar nga të gjithë.

Ajo që di është se nga muaji korrik kur unë bëra publike disa akuza për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur” për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ka patur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim.

Takimi është bërë me kërkesë zyrtare dhe ka qenë zyrtar. Tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim.

Tre temat që unë jam përqëndruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.

E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit.

Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen” unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit.

Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese.

Meta thotë se ka diskutuar me djalin e Sorosit për “kapjen e drejtësisë”, median dhe shoqërinë civile. Le ti marrim me radh 3 temat e diskutuara nga presidenti me Alex Soros.

Drejtësia: Tashmë po ngrihen organet si SPAK, të cilën ishte presidenti Meta i dekretoi prokurorët. 

Media: Liria e shprehjes tema tjetër e diskutuar me djalin e Sorosit nga presidenti edhe në protestën e gazetarëve para parlamenti u pa se sa gazetari kishin dalë kundër ligjit “anti-shpifja”. Meta do ta ketë dekretin në dorë nese do e miratoj apo jo.

Shoqëria civile: Shumë herë META ka takuar shoqërinë civile ku në këtë takim ka qenë dhe fondacioni i Sorosit në Shqipëri. 

Pyetja që i shtrohet presidentit Meta përse nuk ka folur në kë të takim për tërmetin dhe ta binde djalin e miliarderit Amerikan të solidarizohej me Shqipërinë?

Tani nuk e dimë kë Ilir (Mic Sokol) duhet të besojmë ai që i tregoi “dhëmbët” Sorosit, apo këtë Ilir tjetër i cili i qan hallin një fondacioni për qeverinë.

/AlpeNews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAQJA QOFTË MBI TË"/ Rama: Sillu sikur do rrish përgjithnjë në këtë botë dhe jeto çdo ditë sikur do vdesësh nesër
Previous article HAPJA E DOSJEVE PËR "RRUGËN E KOMBIT", "GËRDECIN", "21 JANARIN"/ Alarmon Berishën e Bashën, PD në sulm ndaj SPAK

k.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË DITËN E BASTIJËS NË FRANCË/ Kryeministri i ftuar nga Macron në ceremoninë madhështore Politikë

RAMA NË DITËN E BASTIJËS NË FRANCË/ Kryeministri i ftuar nga Macron në ceremoninë madhështore

"E PABESUESHME"/ Spiropali reagon për deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt këtë monstër... Politikë

"E PABESUESHME"/ Spiropali reagon për deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt këtë monstër...

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT