Kryeministri Rama ka thënë edhe një herë se Kosova është e mirëpritur në samitet e Mini Shengenit Ballkanik.
Ai ka sqaruar se nga ana e Serbisë nuk është vendosur asnjë kusht për Kosovën dhe kjo e fundit mund të vijë në tryezë edhe duke bashkëpunuar vetëm me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut.
“Nëse Kosova hyn në këtë marrëveshje,- që Shqipëria e bën me Serbinë,- ta bëjë me mua, le të mos e bëjë me Serbinë.
Le ta bëjë me Maqedoninë e Veriut. Le ta bëjë Malin e Zi. Apo me Shqipërinë. Nuk i thotë njeri që ta bëjë me të gjitha.” tha Rama.


