• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BARAZIA GJINORE/ Nga Marigoja, Sarah Blloshmi e Shkurte Pal Vata, tek tejkalimi i Italisë dhe Britanisë!
Home
Ekskluzive

BARAZIA GJINORE/ Nga Marigoja, Sarah Blloshmi e Shkurte Pal Vata, tek tejkalimi i Italisë dhe Britanisë!

21 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Shqipëria ka bërë një “kërcim Pindarik” në renditjen globale për dallimet gjinore, të përgatitur nga Forumi Ekonomik Botëror, duke lënë pas jo vetëm shtetet e tjera të Ballkanit Perendimor, por edhe Britanisë së Madhe dhe Italisë. Vendi ynë renditet në fund të 2019 e 20-ta, mes 153 shteteve të rankuara, ndërkohë që në vitin 2012 ishim të 91-tët, mes 135 shteteve.

Ky përmirësim radikal është real, po të kemi parasysh faktin se gjysma e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama në nivelet ministrash dhe zv. Ministrash përbëhet nga gra dhe vajza.

E po ti shtosh kësaj edhe faktin se rreth 33% e deputeteve, 50% e këshilltareve bashkiake, 61 nënkrytetaret e bashkive e kështu me radhë drejtore drejtorie apo pozicionet kyçe drejtuese në shëndetësi dhe arsim, atëherë lista bëhet shumë e gjatë. Duke dëshmuar një realitet që I bën nder përpjekjeve të Shqipërisë për modernizim dhe emancipim real.

Deri 80 vjet më parë, në teori dhe në praktikën e jetës shqiptare dominonin rregullat e Kanuneve, kur “Vajza s‘ka tager: a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn; b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë; c) as në këpucë as në petka.” Ndërsa “grueja a’në detyrë: a) me i a ruejtë nderen burrit; b) me i rrogue pa zhibla; c) me i ndejë nen sundim; d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës; e) me rritë e me mkambë fmin me nderë; f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja); g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.”

Shenjat e para të emancimipit individual kishin nisur shumë më herët, me motrat Qiriazi. Sevastia ishte e para femër shqiptare që u diplomua më 1891 në “Robert Koleji” në Stamboll, institucion shumë I njohur amerikan I arsimit.

Më pas, po aty u diplomua edhe motra e saj Parashqevia, të cilat pasi u rkithyen në Korçë, themeluan shkollën e vajzave dhe organizimin mësimin e fëmijëve dhe hapjen e shkollave të natës në Jug të Shqipërisë. Dhanë kontribut në ngritjen e bazave për sistemin e bibliotekave, botimin e teksteve shkollore, krijimin e shoqërive kulturore dhe revistave periodike të ilustruara.

Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, Marigo Pozio e njohur ndryshe edhe si gruaja e flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali më 28 nëntor 1912 në Vlorë kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, ishte një aktiviste e spikatur. Ajo citohet të jetë gruaja e parë shqiptare që u bë Kryeredaktorja e “Shpresa e Kombit”, e cila konsiderohet si gazeta e parë e gruas shqiptare.

Në vitin 1922 në Tiranë, Sarah Blloshmi dhe dy motrat Anxhela dhe Karla Berisha, ishin themelueset e “Tenis Club Tirana” duke u bërë pionieret e emancipit shoqëror që i tejkalonte të gjitha kufizimet e jashtëzakonshme të kohës, në Shqipërinë që qeverisej ende me ligjet islamike.

Situata do vinte duke u përmirësuar pas reformës së thellë në fushën e legjislacionit të ndërmarrë në Shqipëri në vitin 1926, e cila do të niste që të jepte frutet e para në shoqëri, pas rreth një dekade. Studiuesi Aurenc Bebja ka sjellë pak kohë më parë nga gazeta franceze, “Paris-soir”, një shkrim të 26 nëntorit 1937, për emancipimin e grave shqiptare ku shkruhej se “ndodhi një revolucion i vërtetë panverën e kaluar, ku me një dekret i Mbretit Zog të Shqipërisë shpalli barazinë mes gruas dhe burrit, dhe ndaloi ferexhen në të gjithë mbretërinë, e cila ishte vendi i fundit në Ballkan që u qëndronte ende besnik shumicës së traditave myslimane.”

Kulmin këto ndryshime në fushën e barazisë gjinore e arritën gjatë Luftës së II Botërore, kur në radhët e formacioneve partizane, citohet se kanë marë pjesë rreth 6 000 gra dhe vajza nga e gjithë Shqipëria. Komunizmi e vijoi këtë tendencë shumë vonë pas ardhjes në pushtet dhe në funksion të interesave të saj ideologjike. Historiografia komuniste e lidh këtë moment me një fjalim të dikatorit Enver Hoxha më 1967 kur bëri thirrjen “të djegim me zjarr zakonet prapanike dhe të gjithë ata që nëpërkëmbin të drejtat e gruas dhe vajzave shqiptare”.

Lufta absurde kundër fesë, eci paralel me përpjekjet për vendosjen e balancave gjinore në jetën e vendit. Modelet që u promovuan për këtë, ishin ato të Shkurte Pal Vatës, që humbi jetën në aksionin gjatë ndërtimit të hekurudhës Rrogozhinë- Fier.

Shqipëria konsiderohet sot si një prej vendeve me nivelin më të lartë të përmirësimit në këtë drejtim. Për të 11-tin vit radhazi, indeksin e renditjes globale vazhdon ta kryesojë Islanda, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.

Të dhënat e fundit tregojnë se ka pasur një ngushtim të hendekut të dallimeve gjinore nëpër botë. Por me ritmet aktuale të ndryshimit, ai është ende larg sheshimit. Studimet llogarisin se me ritmet aktuale, do të duhet edhe gati një shekull, për t`u arritur barazia e plotë mes meshkujve dhe femrave.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTI SHOKUES/ Gruaja godet me makinë qëllimisht të miturën sepse dukej si "meksikane" (FOTO)
Previous article NDODH EDHE KJO/ Sulmuesi i Mallorcas në përpjekje për të ndalur një top, përplaset me... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT