• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONCERTI I SOLIDARITETIT/ Zaev: Momentet kur miqësia dhe ndërlidhja midis popujve mund të shprehen më së miri
Home
Politikë

KONCERTI I SOLIDARITETIT/ Zaev: Momentet kur miqësia dhe ndërlidhja midis popujve mund të shprehen më së miri

21 December, 2019 F.autor Politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i pranishëm në koncertin e mbajtur mbrëmjen e sotme në Tiranë, “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, reagoi duke thënë se “Maqedonia do të mbështesë Shqipërinë për të rikuperuar dëmet nga tërmeti tragjik”. Ai e konsideroi solidaritetin e vendeve fqinje një shembull të mirë të asaj që mund të bëjë rajoni kur bëhet bashkë.

“Mbështetje e vazhdueshme për zbutjen e pasojave tragjike nga tërmeti që goditi Durresin dhe qytete të tjera në Shqipëri. Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic, ndoqëm sonte një koncert me arie të operave klasike në Tiranë, me interpretimin e artistëve më të mirë të operas shqiptare”, tha Zaev.

“Ngjarjet tragjike shkaktojnë humbje të pazëvendësueshme. Por këto janë momente kur miqësia dhe lidhjet mes popujve mund të shprehen në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Zaev.

“Koncerti i bamirësisë për të zbutur pasojat e tërmetit është vetëm fillimi dhe shpallja e një bashkëpunimi të përbashkët për t’u bërë ballë katastrofave natyrore, që do të mbulohen nesër si një shtyllë e re e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

“Bashkëpunimi i sinqertë dhe I përkushtuar i ekipeve të shpëtimit i të gjitha vendeve fqinje menjëherë pas tërmetit tragjik është një sinjal i forte tregues se çfarë mund të bëjë rajoni ynë kur punon së bashku”, tha Zaev pas koncertit të solidaritetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANË LINDUR ME KËMISHË! Këto 4 shenja të Horoskopit nuk i braktis fati kurrë
Previous article NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES ME KOMPANINË HIDROKARBURE/ Rama replika me qytetarët: Mos lexo përrallat mediatike. Po të besh llogaritë...

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT