• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE NGA DIPLOMATËT PERËNDIMORË/ “Kosova duhet të formojë sa më shpejtë qeverinë e re pë të çuar…”
Home
Rajon

THIRRJE NGA DIPLOMATËT PERËNDIMORË/ “Kosova duhet të formojë sa më shpejtë qeverinë e re pë të çuar…”

20 December, 2019 k.autor Rajon

Diplomatët perëndimorë kanë bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë,

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian, Misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit dhe shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare, thanë në një komunikatë të përbashkët se “zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet dhe se ky është thelbi i procesit demokratik’.

Në komunikatë thuhet se “nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara reformat për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian”.

Ambasada amerikane në Prishtinë i bëri jehonë këtij qëndrimi duke theksuar se “qytetarët e Kosovës po presin me padurim një qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive.

Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e parlamentit të ri të Kosovës, por, lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që dolën të parat në zgjedhje, ende po vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe posti i presidentit të vendit dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021.

Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq po kërkon që të zgjidhet njëherë qeveria ndërsa për pozitën e presidentit të diskutohet pas një viti kur edhe pritet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e tij.

Pro qëndrimit të Albin Kurtit u shprehën edhe dy deputetë gjermanë, Peter Bayer dhe Christian Shmidt, të cilët takuan udhëheqësit e të dy partive teksa thanë se nuk është koha për zgjedhjen e presidentit të Kosovës por për krijimin e qeverisë së re.

Deputetët gjermanë thanë se nuk është qëllim dhe as mandat i tyre ndërhyrja në negociatat për koalicionin, por theksuan se është me rëndësi që Kosova të ketë qeveri të qëndrueshme dhe jo lojëra taktike.

Vëzhguesit ndërkaq thonë se Kosova ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI PËR BREXIT/ Ligjvënësit britanikë mbeshtesin kryeministrin Johnson
Previous article NUK HUMBET MË KOHË/ Lewandowski gati për operacion delikat, ja sa do të mungojë

k.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT