Personi që shihni në foton më lart është autori i dyshuar i vrasjes që tronditi Korçën të enjten e 19 dhjetorit. 18 vjeçari Devis Hoti u ndalua nga blutë e qytetit juglindor pak orë pas krimit horror. Viktima ishte kushëri i babait të adoleshentit.
Për mediat ka folur edhe babai i autorit të dyshuar, raporton gazetarja e Panorama.
Ai ka dhënë detaje për të birin teksa e ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje.
“Djali ka qene ne shtepi ne oren 6 te mengjesit, ka qene ketu, viktimen e kisha kushuri, djale hallo. Kemi patur marredhenie normale, nuk kishim konflikte me ata, le ta gjeje policia vete pse eshte arrestuar, edhe ne na moren deklaraten por ne shtepi”.
48-vjeçari Flamur Duçi u gjet i pajetë në rrugën para dyqanit të tij, në fshatin Mborje te Korces.
Policia ben me dije se ne pranga u vu shtetasi Devis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
NJOFTIMI
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:
• D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.
Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


