Një person i panjohur hapi zjarr pranë selisë së shërbimit të sigurisë në Moskë të Rusisë, të enjten në mbrëmje duke plagosur disa njerëz të tjerë, raporton media ruse Interfax.
Gazeta Izvestia, duke cituar një burim, tha se tre vetë janë vrarë në këtë incident. Autoritetet kanë thënë se është kapur personi që ka pistoletë dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tij.gaga
Por një reporter i mediave të huaja dëgjoi disa të shtëna me armë në të njëjtën zonë, kurse policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë oficerët e policisë, që lëvizin me armë zjarri. Një dëshmitar i tha Reuters se kishte parë trupin e pajetë të një oficeri policie të shtrirë në rrugë.


